Politike

Basha takon studentët: Boll, mjaft më! Është koha të gjejmë një rrugëdalje nga kriza! Të rinjtë: S’ka punë, profesi

28 Dhjetor 2020, 12:25 Nga DOSJA
Basha takon studentët: Boll, mjaft më! Është koha të

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar sot student të Universitetit dhe ka ndarë me ta shqetësomet më kryesore në këtë periudhë pandemie. Basha para studentëve tha se gjithçka ka arritur kulmin dhe duhet të ndalojë tani. Kryedemokrati tha se sfida e PD-së është të prezantojë një rrugëdalje të qartë nga kriza pasi ka ardhur koha për ndryshim.


Studentët, Azgan Berbati dhe Amela Kraja u shprehën se e kanë shumë të vështirë të gjejnë punë pas studimeve pasi nuk ka asnjë program të posaçëm për taa. Ata shtuan se profesionistët po largohen dhe se vendi ka nevojë urgjente për ekspertizë, ndërsa efektiviteti i mësimit online është zero, sipas tyre.

Pjesë nga biseda:

Studenti Azgan Berbati: Efektiviteti i mësimit online është zero. Profesionistët po largohen, vendi nevojë urgjente për ekspertizë.

Studentja Amela Kraja: Shumë e vështirë të punësohemi pas studimeve.

Basha:Studentët shqiptarë nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga qeveria gjatë kësaj pandemie. Gjatë bashkëbisedimit me studentë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, të rinjtë shprehën zhgënjimin që ata u gjendën pa asnjë mbështetje financiare për studimet e tyre. Pasi i rriti tarifat e studimit dhe futi në vështirësi financiare 90% të familjeve shqiptare, qeveria e tij nuk ofroi asnjë zgjidhje për studimet në kohë pandemie. Edhe pse studentët po ndjekin mësimin online, ata vazhdojnë të paguajnë të njëjtat tarifa për një proces që ata e konsiderojnë të dështuar. 7 vite premtime të pambajtura të Ramës, e kanë shkatërruar sistemin bujqësor. 7 vite asnjë subvencion për fermerët, për blegtorët. Të rinjtë po largohen, degë të rëndësishme për bujqësinë dhe jo vetëm mbyllen sepse Edi Rama e ka mendjen vetëm te klientët e tij që thithin të gjitha paratë e buxhetit dhe pasuritë e vendit.Ne do ta bëjmë Shqipërinë vendin më tërheqës për investimet e huaja në Ballkan. Me taksën e sheshtë 9%, me qeverinë e vogël dhe reduktimin e burokracive ne do ta bëjmë shumë të lehtë të investohet në vendin tonë. Vetëm nga taksa progresive e Edi Ramës ne kemi humbur miliarda euro investime. Mjaft është mjaft! Është koha ta ndryshojmë këtë gjendje! Shqipëria është vend i mundësive të shumta, i potencialeve të pakonkurrueshme dhe pozitës gjeografike më të lakmueshme në Ballkan. Por gjëja e fundit që mendon Edi Rama janë qytetarët shqiptarë dhe interesat e tyre. Më 25 prill, do ta çlirojmë vendin nga pengmarrja e Edi Ramës. Bashkë me të rinjtë briliantë të Shqipërisë do të sjellim ndryshim, mundësi dhe shpresë të re për çdo familje shqiptare.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha takon studentet lulzim basha basha takon studentet lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 28 Dhjetor 2020, 11:37

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar sot dy atdhetarët e shquar përmetarë, Agathokli Xhitomi dhe At Aleksandër Lipe me Titullin e lartë “Kalorës i Urd...

Politike 27 Dhjetor 2020, 20:23

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu akuzon qeverinë Rama se nuk ka marrë asnjë masë për të siguruar vaksinën AntiCOVID. Në një postim n...