Politike

S’ndalet! Zhaklino Peto ankimon vendimin: KED më injoroi, u tall me mua, unë isha me COVID19, relatorja më poshtëroi

28 Dhjetor 2020, 12:00 Nga DOSJA
S’ndalet! Zhaklino Peto ankimon vendimin: KED më injoroi, u tall me

TIRANE- Zhaklina Peto nuk dorëzohet. Peto ka vendosur të ankimojë vendimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që vendosi më 23 dhjetor të raportonte se ajo ishte tërhequr nga gara. Në kërkesën e saj, Peto nuk pranon të jetë tërhequr nga gara, duke thënë se vendimi i KED është i paligjshëm.

 “Relatorja e çështjes ka injoruar në mënyrë të qëllimtë të gjitha dhe çdo kërkesë timen për të më sqaruar pyetjet e saj, veçanërisht duke pasur parasysh që këto pyetje ishin esenciale në një proces, ku gjetjet e saj tashmë përfshin çështje dhe aludime të reja jashtë hetimit dhe konkluzioneve të dy procedurave të mëparshme. Relatorja në një akt të paprecedentë dhe flagrant ka lënë në mes procedurën e hetimit dhe verifikimit të gjetjeve të mia nga organet tatimore (DPT dhe DRTT), duke parashtruar në relacion dhe vendim gjetje dhe konkluzione tërësisht të pavërteta dhe në kundërshtim të hapur me konkluzionin e dhënë në aktet dhe shkresat e organeve tatimore, duke kryer një shkelje të rëndë të procedurës. Ajo nuk ka pritur përgjigjen zyrtare të DRTT dhe nuk më ka komunikuar qëllimisht përgjigjen zyrtare, e cila fatmirësisht më është dërguar edhe mua nga DRTT për dijeni”-thotë ajo. 

Më tej, ajo akuzon relatoren Miranda Andoni se injoroi faktin që ishte e infektuar me COVID19. 

“Në një akt të paprecedentë, relatorja ka injoruar tërësisht gjendjen time shëndetësore, shkaktuar nga infektimi im dhe diagnostikimi me CARS Cov-2, duke shkelur haptazi parimet dhe dispozitat e Kodit të Procedurës Administrative, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, duke rrezikuar shëndetin tim dhe të të tjerëve, dhe duke më shtyrë në paligjshmëri, të veproj në kundërshtim me aktet normative dhe legjislacionin e adoptuar nga qeveria e Republikës së Shqipërisë në kuadër të pandemisë Covid-19. Më keq akoma ajo ka ironizuar dhe është tallur haptazi me kërkesën time. Është shokuese dhe e pashpjegueshme, që në këto rrethana të ndikuara nga situata madhore, relatorja në mënyrë tërësisht të paarsyeshme, injoroi raportin mjekësor duke më vendosur pa asnjë arsye ligjore, në një pozicion diskriminues, poshtërues, totalisht të papërshtatshëm dhe në pamundësi për të ushtruar të drejtat e mia, të garantuara nga ligji, pa përmendur këtu ironinë e saj dhe cinizmin, dhe presionin psikologjik të ushtruar ndaj meje. Unë e konsideroj këtë veprim të pa-precedentë, aspak human, në kundërshtim me normat etike, por edhe në shkelje flagrante të të drejtave të mia ligjore”, shkruan Peto.

Zhaklino Peto u skualifikua 2 herë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në garën për t’u bërë anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Herën e tretë, vetë KED raportoi se Peto ishte tërhequr nga gara. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike zhaklina peto zhaklina peto

Sondazh

Poll

Politike 28 Dhjetor 2020, 11:37

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar sot dy atdhetarët e shquar përmetarë, Agathokli Xhitomi dhe At Aleksandër Lipe me Titullin e lartë “Kalorës i Urd...

Politike 27 Dhjetor 2020, 20:23

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu akuzon qeverinë Rama se nuk ka marrë asnjë masë për të siguruar vaksinën AntiCOVID. Në një postim n...