Aktualitet

Ishte në kërkim nga policia! Dalin detaje nga i riu që kërcënoi se do i vinte flakën bombolës së gazit, me vete kishte q

28 Dhjetor 2020, 14:38 Nga DOSJA
Ishte në kërkim nga policia! Dalin detaje nga i riu që

VLORË– Detaje të reja kanë dalë në dritë ditën e sotme në Vlorë ku një i ri u mbyll në një lokal dhe kërcënonte se do i vinte flakën një bombole gazi që e kishte lidhur me derën.

Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për Arsen Goga 30 -vjeç, i cili rezulton të jetë i dënuar më parë dhe ishte nën masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’, urdhër të cilin nuk e zbatonte.

Prokuroria lëshoi urdhër arresti për shkak se nuk ishte paraqitur. Mësohet se ai fillimisht ka pasur thikën dhe një qen pitbull dhe më vonë lidhi bombolën e gazit.

I riu ishte në ndjekje nga ana e policisë pas një sherri që kishte pasur me një grup adoleshentësh. Pas ndjekjes ai u izolua në shtëpi, edhe u rrethua nga FNSH-ja dhe Policia e Vlorës.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet i riu kercenon familjen ne vlore i riu kercenon familjen ne vlore

Sondazh

Poll