Aktualitet

Lirohet Alaudin Malaj, ish-gjyqtari lihet në ‘detyrim paraqitje’ pas sherrit me djemtë për makinën

28 Dhjetor 2020, 10:43 Nga DOSJA
Lirohet Alaudin Malaj, ish-gjyqtari lihet në ‘detyrim

TIRANË– Alaudin Malaj, ish-kreu i Apelit të Tiranës u la në masën “detyrim paraqitjeje” nga Gjykata e Tiranës. Ish-gjyqtari doli sot para trupit gjykues, për tu njohur me masën e sigurisë, dy ditë pas arrestimit të tij, pas sherrit që pati me djemtë e mitur. Dosja.al mëson se Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për ish-gjyqtarin.

Trupi gjykues e ka shqyrtuar këtë kërkesë të Prokurorisë dhe ka vendosur një masë më të lehtë për ish-gjyqtarin, atë si “detyrim paraqitjeje”.

Alaudin Malaj u vu në pranga dy ditë më parë, në zonën e Liqenit të Tiranës. Policia u lajmërua nga banorët e zonës, pasi Malaj ishte përfshirë në një sherr fizik me djemtë e tij të mitur për një makinë. Mes tyre ishte futur edhe vëllai i ish-gjyqtarit.

Ndaj ish-kreut të Apelit Tiranës u ngritën fillimisht akuzat: “Dhunë në familje e përsëritur”, “Dhunë në familje në prani të të miturve”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” si dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, pasi djemtë e Malajt kishin edhe urdhër mbrojtjeje.

Alaudin Malaj ka dhënë dorëheqjen  nga sistemi i drejtësisë, ndërsa pak kohë më parë bëri një kërkesë që çështja e tij të rigjykohej në shkallën e parë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alaudin malaj arrestohet alaudin malaj alaudin malaj arrestohet alaudin malaj

Sondazh

Poll