Politike

Ndalimi i fushatës katër muaj para zgjedhjeve, Ministria e Drejtësisë bën kërkesë në KQZ: Shkresa për autorizim për ak

28 Dhjetor 2020, 11:34 Nga DOSJA
Ndalimi i fushatës katër muaj para zgjedhjeve, Ministria e

TIRANË– Drejtësia është e para ministri e cila kërkon autorizim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  për një aktivitet publik në Gjirokastër ku parashikohet  hapja  e një zyre për ndihme juridike falas për gratë, të miturit apo edhe grupet ne nevoje.

Pas lejes së kërkuar do të jetë  Kryekomisioneri i Zgjedhjeve i cili do te vlerësojë  nëse kjo veprimtari është ne kushtet e ndalesës për tu transmetuar në media apo jo. Pas miratimit të  masave te reja bllokuese për  përdorimin e aseteve shtetërore ne fushatën elektorale, ministrat,  kryebashkiaket dhe  Kryeministri e kane të detyrueshme të raportojnë aktivitetet  e tyre publike  5 ditë para.

Ndalesa më shumë debatuar në Komisionin Rregullator  është ajo  e cila 4 muaj para zgjedhjeve  nuk lejon partine ne pushtet të miratojë   kontrata  koncesionare te paplanifikuara, apo të reklamoje ne media dhënie të lejeve te  legalizimit apo dokumenteve te pronësisë.

Në kushtet e Pandemisë partitë politike po vlerësojnë  mundësitë  e  zhvillimit të fushatës  elektorale edhe  online. Për të shmangur rrezikun e  përfshirjes së  administratës  shtetërore, këtyre të fundit  u ndalohet pjesëmarrja ne veprimtari  të karakterit politik përmes  platformave elektronike kur  ata janë në pune.

Në fushatë zgjedhore ndalohet marrja apo pushimi nga puna si dhe lëvizjet dhe transferimet ne detyre ne institucionet  shtetërore. Përjashtim bëjnë vetëm lirimet  nga detyra  për shkelje ligjore.

Marrë nga Top Channel

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike etilda gjonaj ministria e drejtesise kerkese ne kqz etilda gjonaj ministria e drejtesise kerkese ne kqz

Sondazh

Poll

Politike 27 Dhjetor 2020, 20:23

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu akuzon qeverinë Rama se nuk ka marrë asnjë masë për të siguruar vaksinën AntiCOVID. Në një postim n...