Aksident i rëndë në rrugën Berat-Poliçan, makina përplaset me një fugon, dëmtohet rëndë shoferi
27 Dhjetor 2020, 12:38Nga DOSJA
BERAT-Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Poliçan në vendin e quajtur Uznovë e madhe, ku dy mjete janë përplasur kokë më kokë.
Aksidenti ka ndodhur si pasojë e lagështisë dhe një fugon tip Benz me targa AA 462 AM dhe një makinë tip Honda me targa AA 259 FT janë përplasur me njëri tjetrin. Si pasojë ka ngelur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit tip Honda, i cili ka përfunduar në kanal, ndërsa mjeti tip fugon nga goditja është përmbysur. Drejtuesi i mjetit Honda ka humbur kontrollin për shkak të lagështisë kur ka qenë duke hyrë në drejtim të Beratit, ndërsa mjeti tip fugon po udhëtonte në drejtim të Poliçanit.
Në videot e siguruara nga Dosja.al, shfaqet pamja e aksidentin dhe momenti kur zjarrfikësit po punojë për ta nxjerr shoferin nga makina. Makina shfaqet gjysmë e futur në murin e një banese, ndërsa pjesa tjetër jashtë kanalit .
Gjithashtu, në vendngjarje kanë mbërritur dhe ambulanca që ka transportuar drejtuesin e mjetit për në spitalin rajonal të Beratit. Ndërsa, forcat e policisë kanë mbrritur në vend për zbardhur shkakun e aksidentit.
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Shefi i Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë Vilson Dine, në një deklaratë për mediat ka dhënë informacione lidhur me aktivitetin vjetor në Pikë...
SPANJË- Policia spanjolle ka bërë të mundur kapjen e një organizatë kriminale më qendër në Malga dhe Granada, ku janë arrestuar 6 persona mes tyre 5 shqipt...
SHKODËR– Pas shpërthimit me tritol mbrëmjen e djeshme në Shkodër, pronari i mjetit Nazmi Bandulla ka dhënë versionin e tij për ngjarjen. Në dëshminë e tij ...
DIMAL– Bashkëshortja e Petrit Bahos, Burbuqe Baho, qytetari që çoi në SPAK kryebashkiaken Juliana Memo, ka akuzuar këtë të fundit se ka marrë 20 mijë pau...
DIMAL– Petrit Baho, banori që ka kallëzuar penalisht kryebashkiaken e Dimalit, Juljana Memën ka treguar peripecitë e konfliktit të tij. Në një intervistë për Re...
DIMAL– Kryetarja e Bashkisë Dimal (gjithashtu i njohur si Ura Vajgurore), Juliana Mema akuzohet për shpërdorim detyre. Ajo ka folur për akuzat në një prononcim ...
TIRANË– Në veri të vendit janë rikthyer reshjet e dëborë dhe temperaturat e ulta. Nën petkun e dëborës janë zgjuar mëngjesin e sotëm qyteti i Pukës, Shkodr...
KUKËS– Vendi ynë është përfshirë nga mot i keq, që ka sjellë reshje dëbore në veri të vendit. Shtabi i Emergjencave të Prefekturës Kukës kanë bërë me dije ...
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka vendosur të lejojë ekstradimin drejt Italisë të Gentian Manajt, i arrestuar dy muaj më parë, pasi dyshohet se është pjesë e gr...