Aktualitet

Ka shpëtuar për ‘një fije’/ ‘Sapo u futa në banesë, shpërtheu’, flet Nazmi Bandulla: S’kam idenë kush ka vendos

27 Dhjetor 2020, 10:58 Nga DOSJA
Ka shpëtuar për ‘një fije’/ ‘Sapo u futa

SHKODËR– Pas shpërthimit me tritol mbrëmjen e djeshme në Shkodër, pronari i mjetit Nazmi Bandulla ka dhënë versionin e tij për ngjarjen. Në dëshminë e tij në Polici, ai është shprehur se nuk ka asnjë ide se kush mund t’i ketë vendosur lëndën plasëse poshtë makinës. 

Gjithashtu ai ka shtuar se me makinën ka lëvizur vetëm pak gjatë orëve të paradites dhe më pas e ka parkuar në oborrin e shtëpisë e nuk e ka lëvizur deri në orët e mbrëmjes. Më pas në momentin që ai është futur në shtëpi, makina është hedhur në erë. 

“Unë sapo isha futur në banesë dhe pak minuta më përpara kam qenë brenda oborrit. Jam ngjitur në shtëpi dhe më pas ka shpërthyer. Nuk e kam idenë se kush mund ta ketë vendosur. Fouristrada ime ka qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë që në orët e paradites. Kam dalë në mëngjes dhe më pas jam rikthyer në shtëpi. Nuk e kam idenë se si mund të ketë ndodhur,” – tha ai.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:25  të darkës në lagjen Partizani në Shkodër por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Sipas të dhënave të para u mësua se Badulla rezulton me precedentë të mëparshëm penalë dhe konflikte më vëllanë e tij.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nazmi bandulla shperthim ne shkoder nazmi bandulla shperthim ne shkoder

Sondazh

Poll