Kallëzuan kryebashkiaken e Dimalit, bashkëshortja e Petrit Bahos: Ka marrë 20 mijë paund ryshfet! Në zyrë më tha ‘s’j
27 Dhjetor 2020, 10:54Nga DOSJA
DIMAL– Bashkëshortja e Petrit Bahos, Burbuqe Baho, qytetari që çoi në SPAK kryebashkiaken Juliana Memo, ka akuzuar këtë të fundit se ka marrë 20 mijë paund ryshfet. Në një prononcim të shkurtër për Report Tv, Baho ka treguar bisedën që ka pasur me kryebashkiaken në zyrën e saj.
Ndërsa nuk ngurron që të tregojë me detaje sesi 2 punonjësit e bashkisë, Agim Çuni dhe Pandi Pilo e kanë kërcënuar se do t’i prishinin pronën me pretendimin se ka dokumente të falsifikuara.
“Agim Çuni dhe Pandi Pilo më kanë ardhur këtu dhe më kanë kërcënuar. Më ka thënë që unë do ta prish lokalin se ke letra false. Më gjej Agim Çuni, a i kam unë letra false apo i ka Ramadani që i ka dhënë lekët Çunit. Ramadani thotë vetë që i ka dhënë 20 mijë paund Juljanës, të gjithë kështu kanë thënë, unë blej Beratin me lekë ka thënë ai. Unë nuk kam lekë të hedhë të keqën motra. Të gjithë pronën e kam me letra. I kam dërguar dhe Edi Ramës në portal 3 herë ankesa. S’më ka kthyer përgjigje. I vajta në zyrë dhe më tha ‘varja atij debilit se nuk ia jap, do ta bëj lulishte për fëmijët’. Në të vërtetë ja dha zotërisë. Ne kemi qenë të shtypur nga policia që punonin me këtë zotërinë. Në 3 muaj karantinë, shkonin dhe hanin e pinin në lokalin e tij me gjithë policat në këmbë, i kam të filmuar të gjitha. Këtë shtet kemi,” – tha Burbuqe Baho.
DIMAL– Petrit Baho, banori që ka kallëzuar penalisht kryebashkiaken e Dimalit, Juljana Memën ka treguar peripecitë e konfliktit të tij. Në një intervistë për Re...
DIMAL– Kryetarja e Bashkisë Dimal (gjithashtu i njohur si Ura Vajgurore), Juliana Mema akuzohet për shpërdorim detyre. Ajo ka folur për akuzat në një prononcim ...
TIRANË– Në veri të vendit janë rikthyer reshjet e dëborë dhe temperaturat e ulta. Nën petkun e dëborës janë zgjuar mëngjesin e sotëm qyteti i Pukës, Shkodr...
KUKËS– Vendi ynë është përfshirë nga mot i keq, që ka sjellë reshje dëbore në veri të vendit. Shtabi i Emergjencave të Prefekturës Kukës kanë bërë me dije ...
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka vendosur të lejojë ekstradimin drejt Italisë të Gentian Manajt, i arrestuar dy muaj më parë, pasi dyshohet se është pjesë e gr...
VLORË– Moti i keq ka përfshirë vendin tonë në prag të fundvitit. Në Vlorë është shënuar erë me shpejtësi deri në 17 m/s duke ka shkaktuar dallgë 6-ballëshe...
ITALI-Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e çiftit Teuta dhe Shpëtim Pashos në Itali, trupat e të cilëve u gjetën të copëtuar në katër valixhe. Deri m...
TIRANË-Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një njoftim për të gjithë shoferët lidhur me situatën e akseve në vend, në një kohë kur vendi është përfshirë nga...
GREQI-Shqiptari 24-vjeçar, i cili u godit me thikë nga babai i tij dhe vëllai në Kretë, ditën e sotme ka ndërruar jetë. Shqiptari emri i të cilit nuk bëh...