Aktualitet

HARTA LIVE: Reshje shiu dhe dëbore! Shqipëria nën pushtetin e motit të keq, veriu mbulohet nga dëbora, ndalohet lundrimi, p

27 Dhjetor 2020, 07:10 Nga DOSJA
HARTA LIVE: Reshje shiu dhe dëbore! Shqipëria nën pushtetin e

SHQIPERI-Vendi ynë do e presë ndërrimin e viteve në pushtetin e motit të keq. Shqipëria është përfshirë nga reshjet intesive të shiut dhe të dëborës në zonat malore. IGJEUM sqaroi mëngjesin e të dielës se reshjet e shiut do të jenë të shoqëruara me shtrëngata. Ndërsa në veri dhe në lindje të vendit, në zonat mbi 600 m mbi nivelin e detit, reshjet pritet të jenë në formën e dëborës. Sa i përket temperaturave, ato priten që të variojnë nga 9 / 13 °C në bregdet; në vendet e ulëta: 10 / 12 °C; ndërsa në vendet malore: -2 / 3 °C. Sa i përket erës, ajo pritet të fryjë mesatare deri e fortë.

Ndërkohë që veriu i vendit është mbuluar nga dëbora, e cila ka arritur maksimalisht trashësinë e 15 cm në Tropojë e Valobonë. E njëjta situatë e vështirë është hasur edhe në jug. Për shkak të motit të keq, deti ka shënuar dallgë 6 ballë dhe si pasojë mjetet e vogla lundruese dhe peshkarexhat nuk janë lejuar që të dalin nga gjiri i Vlorës.

Ndërkohë që Drejtoria Detare bën thirrje për kujdes në lundrim. Probleme me energjinë elektrike janë raportuar nga OSSH në Kukës dhe Vlorë.

HARTA LIVE:

(k.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet igjeum parashikimi i motit igjeum parashikimi i motit

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Dhjetor 2020, 19:40

Shpërthim me tritol në Shkodër

SHKODËR– Një shpërthim me tritol ka ndodhur pak minuta më parë në Shkodër në lagjen ‘Rus’. Mësohet se lënda plasëse i ishte vendosur një automjeti.Fa...

Aktualitet 26 Dhjetor 2020, 18:06

Lëkundje të lehta tërmeti në Durrës dhe Tiranë

TIRANË-Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë sot në Durrës dhe në afërsi të kryeqytetit.Lëkundjet paraprakisht raportohen me magnitudë 3.1 të shkallës Riht...