Politike

U shoqërua nga Policia, Boçi: Ishte hakmarrje e Ramës, i ka ditët e numëruara

27 Prill 2019, 19:12 Nga DOSJA
U shoqërua nga Policia, Boçi: Ishte hakmarrje e Ramës, i ka

ELBASAN – Mes të shoqëruesve sot nga Policia ishte dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi. Pas daljes nga komisariati Boçi u shpreh se kjo ishte një hakmarrje meskine e Ramës, ndërsa shton se policia është e kapur prej tij.

Kjo është ajo hakmarrja meskine e Edi Ramës, për shkak se qytetarët e Elbasanit e braktisën takimit e tyre dhe ndaluan ardhjen e tij në Elbasan. Këta kërkojnë të burgosin opozitën, por opozita nuk mund të burgoset se opozita janë të gjithë qytetarët. Veprimi i sotëm tregon se policia është vënë totalisht në shërbim të Edi Ramës.Të gjithë pamjet e regjistruar nga media, por edhe nga qytetarët që kanë qenë aty kanë treguar se policia ka qenë e armatosur deri në dhëmbë. Ka provokuar ka sharë ka fyer qytetetarët, vetëm e vetëm që kryeministri të kalonte i qetë. Administrata ishte e marrë me zor, me autobuzë. Ditët e Ramës janë të numëruara”, u shpreh Boçi.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike luciano boci protesta kunder rames ne elbasan rama ne elbasan shoqerohet boci luciano boci protesta kunder rames ne elbasan rama ne elbasan shoqerohet boci

Sondazh

Poll