Politike

Bindja Demokratike/ PD: Vendimi për regjistrimin në KQZ i paligjshëm, Patozi patericë e Ramës

27 Prill 2019, 12:35 Nga DOSJA
Bindja Demokratike/ PD: Vendimi për regjistrimin në KQZ i

TIRANË- Teksa kryeministri Rama i mëshon idesë së tij se Astrit Patozin e ka shtyrë Sali Berisha të krijojë parti, një reagim vjen nga Ivi Kaso.

Në një postim në Facebook, demokrati Kaso shprehet vendimi i sotëm i KQZ-së për ta regjistruar Bindjen Demokratike është i paligjshëm, por tregon se kjo forcë është paterica e Ramës, me qëllim që të zbehë mungesën e opozitëssë vërtetë në zgjedhje.

STATUSI I PLOTE I IVI KASOS:

Arsyeja pse Edi Rama vendosi qe te uzurponte KQZ, duke emeruar ne kundërshtim me ligjin 4 anetare nga PS, eshte qe, sa here ka zgjedhje, te shpikë rregullat e lojes sipas qejfit. Sot vendosi te rregjistroje Bindjen si opozite fasade, si patericen e tij ne zgjedhje me synimin per te zbehur mungesen e opozites se vertete.

Vendimi i paligjshem dhe politik i shumices se Rames ne KQZ eshte nje tjeter prove per opoziten se Edi Rama eshte armik i zgjedhjeve te lira dhe te ndershme. Sot KQZ ka vendosur te regjistroje si parti politike ne zgjedhje, nje subjekt qe ligjerisht nuk konsiderohet parti politike, per shkak se vendimi i regjistrimit i shkalles se pare nuk ka marre forme te prere.

KQZ, ka rrezuar edhe qendrimin e vet te meparshem per kete ceshtje, kur ne nje rast identik me votim 7 me 0 kishte vendosur mosregjistrimin e subjektit ne zgjedhje. Rama e ka te kote. Populli ka vendosur qe ne daten 30 qeshor nuk ka per te patur zgjedhje!

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll