Politike

Bllokimi i rrugës për Ramën, Balla: Ishte mbledhur Luçi, Auleri e Mondi, kundër zhvilimit të Elbasanit

27 Prill 2019, 13:31 Nga DOSJA
Bllokimi i rrugës për Ramën, Balla: Ishte mbledhur Luçi,

ELBASAN- Kryeministri Edi Rama, ka qenë sot në një takim për Bashkinë që duam në Elbasan, ku prit me bllokim rrugësh e protesta nga banorët. Nga takimi, ku u prezantua kanditadi i PS për bashkinë e Elbasanit, Gledian Llatja, Taulant Balla, i ësthë përgjigjur Partisë Demokratike.

Duke folur për protestën e Partisë Demokratike në Elbasan dhe bllokimin e rrugës, Balla u shpreh se ishin mbledhur 4 persona për të bllokuar zhvillimin e mëtejshëm të Elbasanit, por nuk kanë për tja arritur dot, sikur nuk ia arritën dot të pengonin Parlamentin legjitim dhe qeverinë legjitime.

“Dua të them dy fjalë për ata që u munduan të bllokonin sado pak rrugën. Ishte Luçi, Aureli, Mondi dhe çuni i këtij Hasës që nuk i di as emrin. 4 veta gjithsej, 4 veta për të bllokuar zhvillimin e mëtejshëm të Elbasanit. Nuk ka për tja arritur dot, sikur nuk ia arritën dot të pengonin Parlamentin legjitim, qeverinë legjitime, nuk do të arrijnë të pengojnë dot Elbasanin”, tha Balla.

FJALA E PLOTË

Në këto gjashtë vite nuk ka pasur krahasim me gjithçka është bërë në 23 vitet e shkuara në Elbasan. Edhe ky shi tregon se sa bereqetli ka qenë kryeministri Edi Rama me Elbasanin. Unë dua tju them se gjithçka kemi bërë deri tani është fillimi i një procesi shumë të rëndësishëm, i një transformimi të plotë të Elbasanit. Ne kemi bërë, dhe e themi shpesh që nuk keni parë gjë akoma dhe realisht në shumë pjesë të Elbasanit ne jemi vetëm në fillim të punëve. Kemi mbarura gjithë pjesën kryesore, atë të shesheve qëndrore të qytetit, por shumë punë të rëndësishme vijojnë, sikurse është edhe angazhimi ynë i para 4 viteve për furnizimi me 24 orë ujë të çdo cepi të Elbasanit. 

Dua të them dy fjalë për ata që u munduan të bllokonin sado pak rrugën sot. Ishte Luçi, Aureli, Mondi dhe çuni i këtij Hasës që nuk i di as emrin. 4 veta gjithsej, 4 veta për të bllokuar zhvillimin e mëtejshëm të Elbasanit. Nuk kanë për tja arritur dot, sikur nuk ia arritën dot të pengonin Parlamentin legjitim, qeverinë legjitime, nuk do të arrijnë të pengojnë dot Elbasanin. Ne më 30 Qershor do të zgjedhim kryetarin e ri të bashkisë, i cili ka për detyrë të vazhdojë punët e nisura nga Qazimi dhe sigurisht me energji të reja të punojë për ta transormuar tërësisht Elbasanin.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike balla ne elbasan bllokimi i rruges se rames protesta kunder rames ne elbasan taulant balla balla ne elbasan bllokimi i rruges se rames protesta kunder rames ne elbasan taulant balla

Sondazh

Poll