Politike

U largua me helikopter nga Gjadri/ Vasili: Shëtitjet e trembura të Ramës, u kushtojnë mijëra bukë shqiptarëve

27 Prill 2019, 11:56 Nga DOSJA
U largua me helikopter nga Gjadri/ Vasili: Shëtitjet e trembura të

TIRANËPas takimit të Ramës në Shkodër ditën e djeshme. ka reaguar kreu i Grupit Parlamenatr të LSI-së, Petrit Vasili.

Gjatë një deklarate për medien Vasili thotë se një kryeministri nuk i ka hije të shkojë me karvanin e pushtuesve në qytetet e Shqipërisë, por të shoqërohet nga populli.

Frikacakët të tillë janë, një kryemninistër duhet të shoqërohet nga populli jo nga policia. Ardhja e tij me Helikopter kushton 1500 euro. Shëtitjet poltike të trembura të Edi Ramës kushtojnë mijëera bukë të shqiptarëve. Koha e tij ka mbaruar”, u shpreh Vasili. 

Deklarata e plotë e Petrit Vasilit:

Jam sot këtu, tju bëj shumë të qartë, prerë dhe pa asnjë lëshim, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Komandantit të Gardës, atyre që drejtojnë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt, së fundi, sepse i tillë është, në fund e meriton, Ministrit të Brendshëm, që po monitorojmë çdo sekondë e çdo çast shpërdorimin e qindra milion lekëve që bëhen për të shoqëruar këtë karvan pushtuesish. Qindra milion lekë të qytetarëve paguajnë karvanin që kryeministri i marrë të mund frikërat e tij, që ti jap kurajo vetes së tij për një pushtet që ka marrë fund.

Shumë thjesht, një vajtje e Edi Ramës me helikopter kushton 1 milion e 500 mijë lekë. Për qytetarin e thjesht, jo për pasanikun pafund, miliarderin Edi Rama po ja përkthej popullit, çfarë janë 1 milionë e 500 mijë lekë? Janë 2500 bukë, me të cilat familje të varfra e me mijëra familje shqiptare sigurojnë mbijetesën e ditës dhe të fëmijëve të tyre. Pra bukën e 2500 familjeje e shpërdoron me një vajte pushtuesi në një nga qytetet e Shqipërisë. Dhe përditë këto shëtitjet politike të trembura të Edi Ramës kushtojnë mijëra bukë nga goja e qytetarëve, që ky të mundë edhe të vërë përfundi frikën e tmerrshme që e ka pushtuar. I bëj thirrje këtu Kontrollit të Lartë të Shtetit të monitorojë dhe kontrollojë batërdinë e financimeve dhe shpenzimeve pa fund, që shoqërojnë karvanët e pushtuesit lart e poshtë nëpër Shqipëri”.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike petrit vasili rama ne shkoder petrit vasili rama ne shkoder

Sondazh

Poll