Politike

Zona e nxehtë e zgjedhjeve 2019 ‘Himara’, flet kandidati Fredi Beleri: Dakord me opozitën…por bojkoti ia lë bashkin

27 Prill 2019, 13:04 Nga DOSJA
Zona e nxehtë e zgjedhjeve 2019 ‘Himara’, flet kandidati Fredi

Fredi Beleri, i regjistruar si kandidat i pavarur në Bashkinë e Himarës, është i njohur si kandidat i PBDNJ me mbështetjen e OMONIA-s 4 vite më parë.

Megjithëse PBDNJ dhe kryetari i kësaj partie, Vangjel Dule janë bashkuar në bojkotin e zgjedhjeve të 30 qershorit, Beleri është regjistruar.

I pyetur nga Dosja.al për këtë, ai tha se nuk ka asnjë gjë kundër vendimit të opozitës, përveç mënyrës se si e mendojnë zgjidhjen. Ja çfarë tha Beleri për Dosja.al:

E para: Nuk i heq asnjë presje kauzës së opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme me qeveri tranzitore.

E dyta: Himara është një nga bashkitë që ka pësuar dëmet më të mëdha nga qeveria qëndrore qendrore dhe vendore e ps-së.

E treta: Nuk mund ta lëmë Himarën edhe 4 vjet të tjera në qeverisjen e PS-së, që po tenton të rrëmbejë pronat tona me një sërë ligjesh, duke nga korporata e investimeve deri te ligji për kadastrën.

E katërta: E vetmja pikë ku ndahem me opozitën është se mendoj që e vetmja mënyrë për të zgjidhur problemet në politikë janë zgjedhjet. Unë do të marr pjesë në zgjedhje.

Beleri kandidon në një nga bashkitë më të vështira në Shqipëri, në një zonë që në jo pak raste është bërë “molla” e sherrit për marrëdhëniet Greqi-Shqipëri.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike fredi beleri zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 fredi beleri zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll