Politike

Dikur ministra e tani deputetë, 4 musketierët të pandarë nga njëri-tjetri (FOTO)

27 Prill 2019, 18:35 Nga DOSJA
Dikur ministra e tani deputetë, 4 musketierët të pandarë nga

Patën që të katërt të njëjtin fat. Nga drejtimi i ministrive shumë të rëndësishme, tashmë janë deputetë të thjeshtë. Ish-ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri, ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe ish-ministri i Bujqësisë Niko Peleshi, shihen në çdo seancë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Por ajo që na bën përshtypje është fakti se ata janë gjithnjë në formë, të veshur mirë dhe shumë të qeshur. Mesa duket, ndihen mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit, të qenurit në të njëjtën qeveri i ka bërë që të kalojnë më shumë kohë bashkë dhe tashmë vijojnë të njëjtin rit, rrinë me njëri-tjetrin.

Dhe ajo që i dallon nga ish-ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, e cila shoqërohet me atë që e zëvendësoi, katër musketierët në foto, as që u afrohen ministrave të rinj që u zunë karriget.

Marrë nga Panorama

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arben ahmetaj damian gjiknuri ditmir bushati ish ministrat e rames niko peleshi arben ahmetaj damian gjiknuri ditmir bushati ish ministrat e rames niko peleshi

Sondazh

Poll