Bota

Arushës s’i ‘del inati’ për të vegjëlit, sulmon 12 bagëti në Prizren, shpëton ‘mrekullisht’ pronari

27 Prill 2019, 16:56 Nga DOSJA
Arushës s’i ‘del inati’ për të vegjëlit,

PRIZREN- Mbrëmjen e djeshme një arushë është shfaqur në një fermë, në Prizren ku ka sulmuar dhe mbytur 12 bagëti, pasi kishte humbur të vegjëlit e saj.

Sipas njoftimit të policisë së Kosovës, arusha ka tentuar të sulmojë edhe Hysen Rrapin, i cili është pronar i fermës, mirëpo ky i fundit është shpëtuar mrekullisht nga qentë e shtëpisë.

Rrapi thotë se shtëpitë e banimit janë vetëm 30 metra larg fermës së tij dhe se kjo është hera e katërt që bagëtia sulmohet nga arinjtë në atë rrethinë, raporton Klan Kosova.

“Mbrëmë rreth orës 18:00, një ari me peshë prej 800-900 kilogramësh ka hyrë në fermën time që ndodhet në afërsi ish-fabrikës ‘Farmakos’ në Prizren dhe i ka mbytur 12 dele”, është shprehur Rrapo.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni arusha sulmon 12 bageti prizren arusha sulmon 12 bageti prizren

Sondazh

Poll