Bota

E rëndë në Kosovë/ Nëna monstër mbyt foshnjën 6 ditëshe, fshehu trupin në tavan

27 Prill 2019, 11:30 Nga DOSJA
E rëndë në Kosovë/ Nëna monstër mbyt foshnjën

KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Prizrenit, ku një nënë 27 vjeçare, dyshohet se mbyti foshnjën e saj gjashtë ditëshe të gjinisë mashkullore në shtëpi, ku edhe e kishte lindur.

Nëna monstër e kishte vendosur trupin e pajetë të foshnjës në tavanin e shtëpisë. Kjo ngjarje u zbulua mbrëmë nga policia. Trupi i foshnjës është dërguar për obduksion, ndërsa nëna pasi ka pranuar trajtim mjekësor, është ndaluar për 48 orë.

Prokuroria e Prizrenit po përgatitet të kërkojë paraburgim për 27 vjeçaren M.B, ku po hetohet për veprën penale “Vrasje e foshnjës”. Foshnja i përkiste gjinisë mashkullore dhe nëna 27 vjeçare ishte e pamartuar.  

Marrë nga gazeta Ekspres

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni nena mbyt foshnjen prizren nena mbyt foshnjen prizren

Sondazh

Poll

Bota 27 Prill 2019, 06:48

Çfarë mund të pritet nga takimi i Berlinit?

Të hënën e ardhshme, më 29 prill,  kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron do të presin në Berlin krerët e qeverive të Ballkani...