Bota

Ambasadori i SHBA: Mos dyshoni në miqësinë tonë me Kosovën, kriminelët e luftës të dënohen

27 Prill 2019, 14:03 Nga DOSJA
Ambasadori i SHBA: Mos dyshoni në miqësinë tonë me

KOSOVË- Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar për Ditën e të Pagjeturve sot në Gjakovë. Ai gjatë fjalës së tij tha se askush nuk duhet të dyshojë mbi marrëdhëniet dhe miqësinë e Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Askush mos të dyshojë sa e thellë apo e qëndrueshme është miqësia mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës. Mbështetja e Amerikës ndaj qëllimit për paqe, drejtësi dhe mbarësi për Kosovën dhe fqinjët e Kosovës mbetët e qëndrueshme. Përkushtimi i Amerikës për të ardhmen e Kosovës paraqet një trashëgimi të thellë për ata që vdiqën që Kosova të jete e lirë. Për hir të gjeneratave që vijnë pas e nxis popullin e Kosovës dhe fqinjët tuaj të pranoni dhe të diskutoni drejtpërdrejt për çastet e errëta të historisë suaj të përbashkët”, u shpreh ai.

Kosnett tha se Kosova duhet t’i përmbahet parimit për llogaridhënie për të gjithë ata individë që kanë kryer krime gjatë kohës së luftës dhe pas saj.

“Demokracia për popullin e Kosovës duhet të nënkuptojë se duhet t’i përmbahet një parimi më të lartë dhe të sigurojë llogaridhënie për të gjithë ata individë që kanë kryer krime gjatë dhe pas luftës përkundër realitetit të hidhur se shumë fajtorë tjetër kund i janë shmangur drejtësisë deri tash”, shtoi më tej.

(A.B. Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni ambasadori amerikan në kosovë miqeisa shba kosove philip kosnett ambasadori amerikan në kosovë miqeisa shba kosove philip kosnett

Sondazh

Poll