Bota

U shkrumbua pak ditë më parë/ Gjesti fisnik i 9-vjeçares, dhuron 3 euro për rindërtimin e Notre Dame

27 Prill 2019, 12:10 Nga DOSJA
U shkrumbua pak ditë më parë/ Gjesti fisnik i 9-vjeçares,

BRITANI-  Simboli i kryeqytetit të Francës, Katedralja Notre Dame, e cila u përfshi nga flakët mbrëmjen e 15 prillit, preku zemrën e milliona njerëzve në mbarë botën. Jo vetëm të pasurit dhe të fuqishmit po dhurojnë para për rindërtimin e Notre Dame.

Një vajzë e vogël nga Britania dërgoi 3.38 euro në Fondation du Patrimoine, një nga katër organizatat e ngarkuara nga qeveria franceze për mbledhjen e donacioneve për rindërtimin e katedrales.

Të dashur qytetarë të Francës dhe Parisit, emri im është Caitlyn, dhe jam 9 vjeç, jetoj në Angli,”- i shkroi Caitlyn Handley në një letër të fondacionit. “Dëgjova për zjarrin e Notre Dame në radio dhe doja të ndihmoja, e di që nuk është shumë, por çdo gjë ndihmon.”

Simon Handley, babai i Caitlyn, tha për CNN se vajza e tij ishte shumë e mërzitur pasi zbuloi se sa e vjetër ishte katedralja.

Ajo u ndje keq ndaj mendoi se duhet të bënte diçka. Nuk mund të dhuronte qindra apo mijëra euro, por dha aq sa kishte mundësi,”-tha Simon.

Simboli i kryeqytetit të Francës, Katedralja e Notre Dame u përfshi nga flakët pasditen e 15 prillit. Nga zjarri u shkatërrua tërëisht çatia prej lisi dhe kupula, por zjarrfikësit ia dolën që të shpëtonin dy kullat dhe fasadën. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Presidenti Emmanuel Macron ka premtuar se do ta rindërtonte Katedalen duke kërkuar edhe donacione. Deri më tani janë grumbullulluar 700 milionë euro. Edhe Shqipëria e dha kontributin e saj duke dhuruar 100 mijë euro.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota caitlyn handley fondacionet per rindertimin shkrumbohet katedralja e parisit zjarri ne notre dame caitlyn handley fondacionet per rindertimin shkrumbohet katedralja e parisit zjarri ne notre dame

Sondazh

Poll