Bota

Vuçiç me tone të ashpra 2 ditë para takimit në Berlin: S’lëshojmë pe, pavarësisht presioneve

27 Prill 2019, 15:13 Nga DOSJA
Vuçiç me tone të ashpra 2 ditë para takimit në

KINË- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka folur sot në Kinë për Samitin e Berlinit që do të mbahet me 29 prill me ftesë të kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe presidentit të Francës, Emanuel Makron, duke thënë se shpreson që të dy do të gjejnë një rrugë të ‘balancuar’ për të trajtuar problemet midis Prishtinës dhe Beogradit, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për të ardhmen.

Vuçiç tha se çdokush në Berlin duhet të harrojë që mund të bëj presion mbi Serbinë për të bërë lëshime. “Në Berlin nuk do të ketë shtet tjetër që nuk e ka njohur përveç Bosnjës. Edhe ata do ta bënin atë, por serbët nuk lejojnë”.

Delegacioni ynë do të jetë i vetmi që do të kundërshtojë idenë e një Kosove të pavarur. Pozicioni ynë nuk është i lehtë, por sa i përket asaj që do të ushtrojnë presion që Serbia të bëjë disa lëshime, askush nuk do ta shoh atë film’, ka thënë Vuçiç.

Se do të ketë presion mbi palën serbe, e kanë pohuar edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, dhe ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç. Kreu i diplomacisë serbe, ka thënë se në Berlin nuk do të ketë vazhdim të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe se Serbia nuk do të rikthehet në dialog pa e hequr Kosova taksën.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic dialogu kosove-serbi kine takimi ne berlin aleksander vucic dialogu kosove-serbi kine takimi ne berlin

Sondazh

Poll