Bota

Maria Butina u dënua se ndikoi në zgjedhjet e 2016-ës në Amerikë, reagon Moska per agjenten ruse

27 Prill 2019, 12:17 Nga DOSJA
Maria Butina u dënua se ndikoi në zgjedhjet e 2016-ës në

Rusi-Me 18 muaj burg është dënuar nga Gjykata e Uashingtonit Maria Butina, aktivistja ruse, e cila ishte përpjekur të depërtonte në qarqet politike konservatore amerikane në zgjedhjet e 2016-ës,  dhe nuk ishte regjistruar si përfaqësuese e huaj. Gjykatësja federale Tanya Chutkan dha dënimin të premten dhe theksoi se Butinës do t’i njihet periudha që ka qëndruar në paraburgim dhe se do të deportohet në Rusi me të kryer dënimin me burg.

Këtë vendim rusët e quajnë të rëndë . Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha sot se “fakti që ajo është dënuar me një dënim të gjatë është i papranueshëm”.

“Ne besojmë se shtetasja ruse nuk ka qenë dhe nuk mund të jetë e përfshirë për atë që është akuzuar”, tha Peskov.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota maria butina moska ndikoi në politikën amerikane maria butina moska ndikoi në politikën amerikane

Sondazh

Poll