Bota

Gjakftohtë dhe i armatosur, 29-vjeçari në SHBA vret brutalisht shokun e tij (FOTO+VD)

27 Prill 2019, 14:42 Nga DOSJA
Gjakftohtë dhe i armatosur, 29-vjeçari në SHBA vret brutalisht

SHBA- Një 29-vjeçar i dyshuar si anëtari një bande, ka rrahur dhe ka qëlluar për vdekje shokun e tij në një garazh në Miami. Mediat e huaja kanë publikuar një video nga momenti i ngjares, ku shihet se ai, gjakftohtë dhe i armatosur, ka qëlluar disa herë me grushte e armë mikun e tij.

Pas hetimeve dhe zbulimit të kësaj videoje policia e ka shpallur atë fajtor, por akuzat nuk janë pranuar prej tij. David Paneque akuzohet për vrasjen e 31-vjeçarit, Leonardo Lopez, ngjarje e ndodhur mengjësin e 24 marsit.

Paneque shihet duke tërhequr në një vend parkimi shokun e tij e më pas i drejton armën dhe 31-vjeçari duket i befasuar dhe përpiqet që të heq armën por nuk arrin dot. Regjistrimi i publikuar nga policia nuk ka audio dhe mbetet e panjohur biseda që kanë zhvilluar ata me njëri-tjetrin në momentet e krimit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota david paneque leonardo lopez vrasja e shokut vrasja ne shba david paneque leonardo lopez vrasja e shokut vrasja ne shba

Sondazh

Poll