Sport

Shoku i skuadrës i mori partneren, futbollisti serb po lufton me depresionin: tani ka probleme me alkolin

25 Dhjetor 2020, 20:55 Nga DOSJA
Shoku i skuadrës i mori partneren, futbollisti serb po lufton me

TURQI– Sipas mediave turke, Adem Ljajic që aktivizohet me Besiktas ka rënë në depresion pasi u nda me modelen Sofia Millosheviç dy vjet më parë.29-vjeçari kishte një lidhje me modelen serbe, të fejuarën aktuale të Luka Joviç.

Karriera e lojtarit nga Novi Pazar këto vite është shënuar nga skandale të shumta, madje këtë sezon lojtari nuk është aktivizuar asnjë minutë, ndërsa klubi turk kërkon ta heqë qafe, por është paga e lartë e lojtarit që e pengon këtë veprim. Ndërkohë gazeta “Hurriyet” jep informacione ne lidhje me disiplinën e tij.

Siç shkruajnë turqit, futbollisti serb ka bërë një festë në shtëpinë e tij së bashku me disa miq i dehur me alkol. I njëjti burim kujton se Ljajic kishte probleme për shkak të jetës së natës dhe alkoolit disa kohë më parë, dhe ende nuk dihet se çfarë mase do të marrë klubi turk.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport adem ljajic luka jovic sofia millosheviç adem ljajic luka jovic sofia millosheviç

Sondazh

Poll