Politike

Baton Haxhiu për Albin Kurtin: Nuk ka guxim, t’i fitojë zgjedhjet e ta shohim sa i pafuqishëm do jetë

25 Dhjetor 2020, 21:10 Nga DOSJA
Baton Haxhiu për Albin Kurtin: Nuk ka guxim, t’i fitojë

TIRANË– Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar se Albin Kurti do të kthehet i fuqishëm në qeveri në Kosovë nëse merr Partinë e PDK-së në koalicion. I ftuar në “Zonë e lirë”, Haxhiu tha se dëshira e tij është që Albin Kurti t’i fitojë zgjedhjet në Kosovë.

Analisti shtoi më tej se sipas tij, Kurti është një person me karakter të dobët dhe se është i guximshëm vetëm para kamerave. Sipas Haxhiut, Kurti duhet t’i fitojë zgjedhjet që të marrë të gjitha pushtetet e të dënohet në këtë mënyrë, sepse vetëm atëherë do ta kuptojë sa e vështirë është të ulesh në tavolinë me ndërkombëtarë. 

“Rikthehet Kurti në qeveri nëse merr Partinë e PDK në koalicion. Besoj se nëse Gj. Kushtetuese gjen vendimin në javën pas Vitit të Ri, zgjedhjet do jenë java e fundit e shkurtit, java e parë e marsit. Zgjedhjet në Kosovë janë 40 ditë prej momentin kur merret vendimi. Do kemi një koalicion të listës zgjedhore të Vjosa Osmanit me Albin Kurtin. Albin Kurti ka pasur të vetmen mundësi që të krijojë epokën është të shkatërrojë LDK, e cila ka pasur peshën e vendosjes gjithmonë për të bërë një koalicion. Ai ia arriti qëllimit, ai e godet furishëm LDK. E dyta, më e mira për Kosovën është që Kurti t’i marri të gjitha votat për arsye se i ka stigmatizuar me një diskurs të paparë, të vrazhdë dhe pa pardon. Ai ka krijuar një gjeneratë të re. Në 10 pikat që ka kritikuar vazhdimisht, ka dështuar që me 50 ditëshin e parë të kryeministrit. Dëshira ime është që Kurti t’i fitojë fortë zgjedhjet do e shohim sa i pafuqishëm do jetë, ai as nuk ka guxim, ka guxim vetëm para kamerave, është karakter i dobët. Ta shohi se sa e vështirë do jetë të ulet në tavolinë me ndërkombëtarë. Ai duhet t’i fitojë zgjedhjet, më e mira do ishte që Albin Kurti të votohet nga të gjitha partitë politike dhe le t’i marri të gjitha pushtetet. Kjo është ajo që e dënon më së shumti atë,”- tha Haxhiu.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albin kurti baton haxhiu albin kurti baton haxhiu

Sondazh

Poll