Politike

Plot emocione/ Topalli flet për fëmijërinë: Isha çapkëne dhe luaja me djemtë, e doja shumë sportin. Tregon momentin e si

25 Dhjetor 2020, 20:53 Nga DOSJA
Plot emocione/ Topalli flet për fëmijërinë: Isha

TIRANË– Koordinatorja e ‘Lëvizjes për Ndryshim’ Jozefina Topalli, ka folur rreth jetës së saj, ku dhe ka treguar për jetën e saj kur ka qenë e vogël.

Në një intervistë për “RTSH”, ajo ka përshkruar momentet e bukura, që ka kaluar në lagjet e Shkodrës, duke shtuar se kur ka qenë e vogël jetonin në shtëpi të madhe fëmijët kalonin ditën duke u marrë me aktivitete të ndryshme. Topalli ka thënë ndër të tjera se në rininë e saj ka qenë një vajzë çapkëne, e cila luante me djemtë dhe i pëlqenin sportet. Ish-kryeparlamentarja ka treguar dhe një episod që e ka bërë atë të ndihej në siklet.

” Ne jetonim në një shtëpi shumë të madhe, me kopsht përpara me shumë lule, pas ishte oborri, më pas një fushë sporti. Nuk na mjaftonte as oborri as rrugica, 15 fëmijë iknim te fusha. E donim shumë njeri-tjetrin, organizonim festivale. Vendosnim dy çarçafë si perde skene. Këndonim, aktronim, e mbushnim ditën me gëzim me dashuri, me vrapime me lojëra nga më të ndryshmet. Ndiheshim mirë fizikisht. Këmbët ishin të lagura nga bora dhe shiu, dhe nuk shkonim në shtëpi. Fëmijërai e bukur, shkollën e kishim afër. Duke u rritur duke menduar të ndihmojmë dhe prindërit. Shumica e atyre fëmijëve nuk jetojnë më në qytetin e Shkodrës. Kush nuk ka ardhur në Tiranë ka ikur jashtë-shtetit. Tani jemi lidhur me njeri-tjetrin me anë të teknologjisë. Unë e doja shumë sportin, merrja pjesë në stadium në atletikë, mund të fitoja vendin e parë në 100 metra, ndërsa në 200 dhe 400 ma kalonin. Më pas u afeksionova pas volejbollit, afër shtëpisë. Im vëlla u bë volejbollist. Sa filloi muzika unë isha me kitarë bas, ishte hera e parë që dilja në skenë dhe mu këput teli i kitarës. Më thoshin dil nga orkestra dhe hajde të lidhim telin, por mua më vinte turp. Hezitova, pastaj shkova, por deri atëherë isha mbuluar me djersë nga sikleti.”- ka thënë ajo

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike jozefina topalli jozefina topalli

Sondazh

Poll