“Ma la porosi Rama”/ Ahmetaj u dorëzon çelësat e shtëpive dy familjeve në Shijak, kryefamiljarja: Me këmbë të mbarë
25 Dhjetor 2020, 16:18Nga DOSJA
SHIJAK- Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë ishte sot në Shijak ku u dorëzoi çelësat e shtëpive të reja dy familjeve. Teksa ka takuar familjarët ka thënë se e ka porosi nga kryeministri Rama që familjes t’i dorëzonte çelësat e shtëpisë.
“E kam porosi nga kryeministri, t’ua bëja dhuratë sot. Sot ma la porosi që të vija t’u sillja çelësat” i tha Ahmetaj familjes Barreti.
“Me këmbë të mbarë ishalla” tha zonja e shtëpisë.
Ndërkohë Edi Rama në një postim që ka bërë në rrjetet sociale shkruan është gëzim i madh që familja e Tahir Barretit dhe Gjovalin Markut në Maminas, të festojnë Vitin e Ri në shtëpinë e re.
“Dy gëzime në një ditë për familjen e Tahir Barretit dhe Gjovalin Markut në Maminas, që ditën e Krishtlindjeve do ta festojnë në shtëpitë e tyre të reja, më të mëdha, më të forta e më të bukura se ato që humbën. Shumë familje të tjera do të gëzohen brenda 31 Dhjetorit në shtëpitë e reja. Në të gjithë bashkinë Shijak do të ndërtohen 567 banesa individuale ndërsa këtë javë miratuam edhe vendimin për 85 familje, që do të trajtohen me pagesë në dorë për rindërtimin e shtëpive të tyre, të cilat për arsye objektive nuk mund të rindërtohen aty ku u shembën.”– shkruan Rama.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË – Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka reaguar në lidhje me vendimin e Greqisë, e cila ka miratuar dekretin për zgjerimin me 12 milje në detin Jo...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kanë vizituar për Krishtlindje mjekët e spitalit Infektiv në Tiranë. Pasi i ...
TIRANË- Drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë Bojken Abazi ka reaguar lidhur me zyrtarizimin e dekretit të qeverisë greke për zgjerimin e ujërave ter...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme gjatë vizitës në spitalin Infektiv se procesi i vaksinimit do të nisë në një ambient të përshtatur...
TIRANË – Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka njoftuar se pas 10 ditësh me COVID-19, ai dhe familja e tij kanë mundur sëmundjen.Përmes një postimi n...
TIRANË– Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shkuar ditën e sotme në spitalin ‘Infektiv’. Së bashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliun, Rama...
ATHINË– Greqia ka miratuar dekretin për zgjerimin me 12 milje në detin Jon, nga pjesa veriore e ishujve deri në kepin Tainaro. Tanimë, më këtë lëvizje, hap...
SKRAPAR– Mbledhja e këshillit bashkiak Skrapar, ku pika e fundit e rendit të ditës ishte për miratimin e buxhetit të vitit 2021 ka filluar me debate të ashpra m...
TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka zbuluar detaje nga angazhimi i tij në Partinë Demokratike. Në një intervistë në “Opinion” në Tv Klan Rama tregoi si u angaz...