Bota

U kthye nga Londra, i riu sjell në Francë rastin e parë të mutacionit të ri të COVID

26 Dhjetor 2020, 06:42 Nga DOSJA
U kthye nga Londra, i riu sjell në Francë rastin e parë të

FRANCË– Në Francë është konfirmuar rasti i parë me variantin britanik të SARS-CoV-2.  “Le Monde” raporton se rasti u zbulua të premten, dy ditë para nisjes së fushatës së vaksinimit në vend.

Rasti u konfirmua në Tours, tek një person i cili banon në Mbretërinë e Bashkuar. Ai është është asimptomatik dhe është izoluar në shtëpinë e tij, tha ministria e shëndetësisë, e cila njoftoi rastin e parë.

I riu kishte mbërritur nga Londra në 19 dhjetor dhe u testua dy ditë më vonë, ku rezultoi pozitiv për koronavirusin. Mjekët dyshonin se ai mund të ishte prekur nga varianti i SARS-CoV-2, dhe iu nënshtrua testit specifik ku rezultoi të jetë infektuar me variantin e ri.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mutacioni i ri i covid ne france mutacioni i ri i covid ne france

Sondazh

Poll

Bota 25 Dhjetor 2020, 21:50

SHBA/ Politika paralizon Krishtlindjen

Presidenti Donald Trump e kaloi Ditën e Krishtlindjes duke luajtur golf në klubin e tij në West Palm Beach të Floridës, ndërsa miliona amerikanë përballen me rr...