Politike

Infektivi do rindërtohet! Rama u jep lajmin mjekëve, doktoresha e keqkupton: Do bëjmë pushime domethënë?

25 Dhjetor 2020, 12:50 Nga DOSJA
Infektivi do rindërtohet! Rama u jep lajmin mjekëve, doktoresha e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kanë vizituar për Krishtlindje mjekët e spitalit Infektiv në Tiranë. Pasi i uruan për festën, Rama u dha lajmin se godina e spitalit Infektiv do të rikonstruktohet, ndërsa ministrja shtoi se është aprovuar kredia nga Banka Botërore. Ndërsa Rama po shkëmbente batuta me mjekët, një prej tyre e mori lajmin si një mesazh që do të kishin pushime. 

PJESË NGA BISEDA:

Edi Rama: Duhet të jeni krenarë për veten dhe kolegët. Edhe njëherë çdo të mirë. Kjo godina do e mbylli në mënyrë të lavdishme rolin e vetë sepse pasi të mbarojë kjo do të ndërtohet e reja.

Ogerta Manastirliu: E vërtetë! Ky është lajmi se është aprovuar kredia nga Banka Botërore. Infektivi është përfshirë në planin për t’u rindërtuar. Vitin tjetër duke shpresuar që pandemia të mos ketë këtë kurbë.

Edi Rama: Mbyllja e luftës do të jetë me ceremoni. Profesoresha dhe Tritani do t’i vënë dinamitin kësaj.

Një mjeke: Do bëjmë pushime domethënë?

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama tek spitali infektiv edi rama rama tek spitali infektiv

Sondazh

Poll