Politike

Festa e Krishtlindjes, Edi Rama shkon për vizitë në spitalin Infektiv, takohet me mjekët: Ju do vaksinoheni shumë shpejt

25 Dhjetor 2020, 11:43 Nga DOSJA
Festa e Krishtlindjes, Edi Rama shkon për vizitë në spitalin

TIRANË– Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shkuar ditën e sotme në spitalin ‘Infektiv’. Së bashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliun, Rama ka takuar stafin mjekësorë të cilëve iu ka komunikuar se do të vaksionohen shumë shpejt.

‘Kjo godina do e mbyllë në mënyrë të lavdueshme misionin e vetë, se do ketë një ndërtim të ri, Najada dhe Tani do kenë edhe pultin kur ta hedhin në erë. Unë jam shumë shumë i kujdesshëm në fjalët që them, por jemi shumë afër përmbylljes së një marrëveshje me disa komponentë për vaksinën, kështu që besoj se në fillim të vitit do të kemi edhe dozat e para, që sigurisht do të jenë për ju. Do hidhet me short se kush do e bëjë më përpara, do e bëjë Najada apo do e bësh ti Tani. Është çështje javësh vaksinimi juaj, është shumë situatë e vështirë për faktin se edhe shtetet e mëdha po marrim më pak doza sesa kishin parashikuar. Baza prodhuese që është jashtë SHBA-ve ka më pak doza, dhe për këtë është pak problem. Edhe shtetet që e kanë marrë dozat e para, janë më pak se premtimi që kishin marrë”, tha Rama.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama te infektivi edi rama te infektivi

Sondazh

Poll