Politike

Rama: Vaksinimi i qytetarëve do të bëhet tek Stadiumi “Air Albania”

25 Dhjetor 2020, 12:27 Nga DOSJA
Rama: Vaksinimi i qytetarëve do të bëhet tek Stadiumi “Air

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme gjatë vizitës në spitalin Infektiv se procesi i vaksinimit do të nisë në një ambient të përshtatur pranë stadiumit “Air Albania”. Teksa vizitoi për Krishtlindje mjekët e spitalit Infekiv, Rama bëri me dije se brenda javës së parë të janarit, duke krijuar një ambient të veçantë. Edhe pse premtoi se ishin shumë pranë sigurimit të vaksinës, sërish nuk ka dhënë një datë konkrete.

PJESË NGA BISEDA:

Edi Rama: E preku pak ministrja unë jam shumë i kujdesshëm me fjalët por jemi afër përmbylljes së një marrëveshjeje për vaksinën. Shpresojmë që në fillim të vitit do të kemi dozat e para që janë për ju. Do hidhet me short, do e bëjë Najada apo ti (I thotë Tritan Kalos).  

Tritan Kalo: Unë përgjithësit i hap rrugën femrave.

Edi Rama: Është situatë e vështirë se edhe shtetet e mëdha po marrin pak doza. Presidenti i SHBA ka ndaluar eksportin e dozave. Për fillimin është problem. Kam folur me kolegët dhe s’po i thonë shifat sepse janë shumë më pak sesa kishin premtuar. Jemi në komunikim me disa nga shtetet. Pavarësisht marrëveshjes me Pfizer, jemi afër dhe me Astra Zenecan. Edhe me Modernën kemi diskutuar. Pastaj duhet që të merren vesh shteti me shtete të tjera. Maqedonia ka marrë disa doza nga Bullgaria, kjo është shprehje dashamirësie e një vendi ndaj tjetrit. Me ministren kemi filluar të adoptojmë një projekt në “Air Albania” për të vendosur ekipin për të bërë vaksinimin. Na kanë sygjeruar që në mjedis të hapur është më mirë. Po bëjmë një projekt shumë të bukur. Do e kemi gati në janar. Shumë shpejt do iu imunizojmë ju njëherë. Dhe pastaj do vijojmë me grupet e prioritetëve. Kemi vendosur mësuesit dhe punonjësit e policisë të vaksinohen të parët. Pastaj do ketë teprica edhe për të tjetër. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama tek spitali infektiv edi rama rama tek spitali infektiv

Sondazh

Poll