Politike

“Pas 10 ditësh pozitivet, kthehemi prap në negativitetin që na karakterizon”, Ylli Manjani mposht Covidin: I kurseva 4 va

25 Dhjetor 2020, 11:47 Nga DOSJA
“Pas 10 ditësh pozitivet, kthehemi prap në negativitetin që

TIRANË – Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani  ka njoftuar se pas 10 ditësh me COVID-19, ai dhe familja e tij kanë mundur sëmundjen.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manjani ka treguar se është edhe me sëmundje bashkëshoqëruese, por ka arritur që të fitojë betejën. Mes ironisë, ish-ministri Manjani shprehet se i ka kursyer 4 vaksina qeverisë.

Pas 10 ditësh pozitivet, kthehemi prap në negativitetin që na karakterizon. Një 10 ditësh ku kaluam temperaturë të lartë, dhimbje trupi e këputje. Ishim e gjithë familja njësoj. Por ja hodhëm. Me ndihmën e këshillave mjeksore dhe me vitamina. Ja hodhëm pa qenë e nevojshme të ishim statistika e ditës e qeverisë…? Unë jam dhe me “precedent” dmth me sëmundje bashkshoqëruese dhe, statistikat e qeverisë më shpallin fajtor në çdo rrethanë… ? Kësaj të fundit po i kursejmë edhe 4 vaksina, nga ato që nuk i ka gjetur akoma. Por kur ti gjejë, nuk ja duam! U “vaksinuam” në mënyrë urbane me material bioligjik të gjallë. Kështu që i falemi me shnet Phizit (Phizerit)..!” shkruan Manjani.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ylli manjani fiton betejen me covid ylli manjani fiton betejen me covid

Sondazh

Poll