Bota

VIDEO/ Vaksinat e para anti-Covid Pfizer dhe BioNtech mbërrin në Greqi

25 Dhjetor 2020, 17:51 Nga DOSJA
VIDEO/ Vaksinat e para anti-Covid Pfizer dhe BioNtech mbërrin në Greqi

GREQI-Vaksinat anti-Covid kanë mbërritur në Greqi. Sipas mediave greke, 9,000 dozat e para të vaksinës Pfizer dhe BioNTech kanë mbërritur me kamion ditën e sotme. Transportimi u bë me të gjitha masat e nevojshme të sigurisë.

Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias, ishte prezent gjatë hyrjes së vaksinave në kufirin e vendit. Shpërndarja e tyre në Athinë pritet të bëhet ditën e nesërme dhe më 27 dhjetor do nis vaksinimi.

Video e plotë: 

Sipas planit të publikuar më herët, në vend do të mbërrijnë edhe 83,850 doza të tjera, ndërsa në janar dhe shkurt pritet të marrim përkatësisht 429,000 dhe 333,450 doza. Transferimi i dozave në depo dhe prej andej në qendrat e vaksinimit do të bëhet me fshehtësi absolute dhe me mbrojtje shumë të fortë policore.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni greqi greqi

Sondazh

Poll