Politike

Greqia miraton dekretin për zgjerim në detin Jon! Hapet rruga për zgjidhjen e çështjes me Shqipërinë, tani vendos HAGA

25 Dhjetor 2020, 08:50 Nga DOSJA
Greqia miraton dekretin për zgjerim në detin Jon! Hapet rruga për

ATHINË– Greqia ka miratuar dekretin për zgjerimin me 12 milje në detin Jon, nga pjesa veriore e ishujve deri në kepin Tainaro. Tanimë, më këtë lëvizje, hapet rruga për zgjidhjen e çështjes Shqipëri-Greqi në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Ndërsa mediat greke, e cilësojnë këtë lëvizje si mesazh ndaj Turqisë, megjithatë i bazuar në Ligjin e Detit të 10 dhjetorit 1982 (UNCLOS), e cila pasqyron të drejtën e markimit të terrioreve. 

“Në të njëjtën kohë, vizatimi i vijave bazë në rajonin e Detit Jon dhe mbyllja e gjireve, si dhe zgjerimi i ujërave territoriale në Detin Jon, hapin rrugën për hartimin ankesës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Zgjidhja e mosmarrëveshjes për caktimin e zonave detare, diçka që tashmë ishte dakordësuar gojarisht gjatë vizitës së Ministrit të Jashtëm Nikos Dendias në Tiranë dhe takimit që ai pati me Kryeministrin shqiptar Edi Rama. Kjo mosmarrëveshje ka nisur që nga viti 2009, kur vendi ynë nënshkroi një marrëveshje për zonën detare, e cila u anulua nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë si e parëndësishme për vendin fqinj,“-shkruan “Protothema“.

Tani, një projekt dekret presidencial u paraqit në Gjykatën e Lartë të Kasacionit, nënshkruar nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis dhe anëtarët e Këshillit të Ministrave.

“Thembra e Akilit” është zona që ndodhet mes Korfuzit dhe ishujve grekë të Othonoit dhe Erikuzës, ku Shqipëria ka të përcaktuar bllokun e kërkimit të hidrokarbureve “Joni 5”, ndërsa Greqia ka të përcaktuar bllokun “Joni 1”, në pjesën e saj. Sipas kërkimeve këto zona kanë rezerva të konsiderueshme nafte dhe gazi.

Kërkesa për t’u zgjeruar me 12 milje i jep dalje Greqisë për në kanalin e Otrantos, ku është projektuar kalimi i një segmenti të gazsjellësit “East Med”, që nis nga Izraeli dhe përfundon në Itali.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike greqia merr 12 milje nga deti jon greqia zgjerohet me 12 milje ne jon greqia merr 12 milje nga deti jon greqia zgjerohet me 12 milje ne jon

Sondazh

Poll