Politike

Rama flet për largimin e tij nga lëvizja e Dhjetorit: Ika nga PD se nuk doja luftë me Ramiz Alinë

25 Dhjetor 2020, 08:33 Nga DOSJA
Rama flet për largimin e tij nga lëvizja e Dhjetorit: Ika nga PD se

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka zbuluar detaje nga angazhimi i tij në Partinë Demokratike. Në një intervistë në “Opinion” në Tv Klan Rama tregoi si u angazhua në partinë në fillim të viteve 90-të dhe largimin nga kjo forcë politike.

Rama tregoi se u largua nga PD pasi nuk donte luftë me Ramiz Alinë.

Pjesë nga intervista:

Edi Rama: Kam ardhur vonë nga darka, ora 6-7. Dhe më çuan tek ajo salla, ishte një dhomë atje, dhomë konvikti. Janë atje më thanë dhe shkuam. Ishte i ndjeri Gramoz Pashko, atë pashë të parin.

Fevziu: Ti e njihje.

Rama: E njihja. “Urdhëro – tha – çfarë do”? Sikur s’më njihte. I thashë unë jam Edi Rama, kam ardhur për këtë punë. Dhe aty ndërhyri ky figura, që unë ja kisha dëgjuar emrin. Dhe në fakt talleshim me ato shkrimet e tij, të Saliut.

Fevziu: Në fakt ishin shkrime që kishin një kurajo jo të vogël.

Rama: Ishte shumë komunist për të qenë i marrë seriozisht. Sepse ishte ajo pjesa që mundohej të thoshte Ramzi Alia që këtu mund të ketë zëra që mund të flasin. Ishin disa nga këta që i kishin marr si…. nejse…

Dhe thotë: O, po ky le të vijë se na duhet për fushatë se është i zoti i gojës, Saliu. Ata po formulonin një deklaratë që ishte e para deklaratë e PD-së së sapoformuar për disa ngjarje në Shkodër.

Ramiz Alia i kishte bërë copë, huliganë. Ndërkohë aty ishte ky figura në këmbë. Preçi po lexonte tekstin. Dhe në një moment unë i them: Ku jam këtu, ça është kjo? Është njësoj si me e pas shkruajt Ramiz Alia. Jeni parti e opozitës apo është komiteti i rinisë që është bërë parti? Se nuk mund t’u themi huliganë që kanë thyer xhamat se janë të gjithë njerëz që janë rrahur për 50 vjet.

Në atë moment Gramozi shkretë thotë: ça propozon ti? Dhe unë i them: Luftë me Ramiz Alinë.

Dhe Gramozi thotë: Jo thotë, Ramiz Alia është presidenti ynë dhe është garant i këtij procesi dhe PD nuk do vendosë kandidat kundër Ramiz Alisë, do jetë kandidat i përbashkët. Ndërsa ti, nëse do luftë dil e bëj një parti tjetër. U çova dhe ika. Leka Meksi më vuri këmbën, se ishte tek dera dhe më tha: Mos ik. Thashë dhe nja dy fjalë dhe ika.

Fevziu: Doje të angazhoheshe në PD?

Rama: Nuk doja të angazhohesha në asnjë parti. Doja të angazhohesha me Partinë Demokratike në funksion të një gjëje për të cilën luftoja. Unë s’e konceptoja dot që të merresha me një gjë tjetër veçse me art.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll