Sport

UEFA: Tirana, “mbretëresha” shqiptare edhe në Champions League…

25 Dhjetor 2020, 15:43 Nga DOSJA

ZVICER – Tirana, kampionia e Shqipërisë në sezonin e kaluar, në turin e parë në Champions League eliminoi në transfertë Dinamo Tbilis (0-2), në të dytin u mund nga Crvena Zvezda (0-1) dhe nëse do të fitonte edhe ndaj Jang Bojs (u mund 0-3), do të kualifikohej për ndeshjet në grupe të Europa League. Por ky nuk është suksesi i vetëm në historinë e Tiranës në pjesëmarrjet e saj në kupat e Europës.

UEFA tani ka publikuar një renditje virtuale me rekordet edhe pjesëmarrjet e të gjitha skuadrave kontinentale në Champions League, nga viti 1955 e deri në vitin 2020.

Mes 500 klubeve pjesëmarrës dhe më të suksesshëm të Europës, natyrshëm që nuk mungojnë as skuadrat shqiptare, ku midis tyre, Tirana është e renditur më lart se të gjitha kampionet e Shqipërisë, në vendin e 140-të në këtë renditje virtuale të UEFA-s.

Bardheblutë e kryeqytetit, pjesëmarrës që në edicionin 1965-1966, teksa ndesheshin me skocezët e Kilmarnokut (0-0 dhe 0-1 në Skoci) në Champions League, kanë arritur të grumbullojnë 20 pikë në këtë event europian dhe renditen në vendin e 140-të.

Ata lënë pas Skënderbeun, në vendin e 168-të dhe akoma më larg Partizanin, të renditur në vendin e 194-t me 12 pikë të grumbulluara, paçka se të kuqtë e kryeqytetit janë shqiptarët e parë që kanë marrë pjesë në Champions League, në sezonin 1962-1963 ku përballeshin me suedezët e Norçepingut (0-2 dhe 11- në Tranë).

Vllaznia renditet në vendin e 276-të, ndërsa Dinamo në të 280-tin, që të dyja me nga 6 pikë. Kukësi zë vendin e 298-të me 5 pikë, ndërkohë që edhe Flamurtari dhe Elbasani, që tani garojnë në Kategorinë e Parë, me nga 2 pikë, renditen respektivisht në vendet 367 dhe 406, midis 500 skuadra më të mira, që kanë marrë pjesë në Champions League, që nga krijimi i saj në vitin e largët 1955.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport champion league flamurtari dhe elbasani mbretesha shqiptare e champions partizani skenderbeu tirana uefa vllaznia champion league flamurtari dhe elbasani mbretesha shqiptare e champions partizani skenderbeu tirana uefa vllaznia

Sondazh

Poll