Sport

“Po shijoj gjithçka në Shkodër, me një Vllazni që e kam formuar vetë me lojtarë të fortë dhe cilësorë”

25 Dhjetor 2020, 06:15 Nga DOSJA
“Po shijoj gjithçka në Shkodër, me një Vllazni

TIRANE – Thomas Brdariç, trajneri i Vllaznisë, të enjten në mbrëmje vonë, ishte i ftuar në emisionin “Pressing” të “ABC News”. Drejtuesi gjerman, nëpërmjet një lidhjeje me skype, ka folur e tij ka folur për skuadrën e tij shkodrane që me meritë kryeson Superioren dhe i ka befasuar të gjithë me ecurinë e saj në këto 10 javë kampionat. Brdariç është shprehur për vijimin e garës, por edhe për rivalitetin me kundërshtarët.

“Jemi të lumtur dhe po e shijojmë vendin e parë, por jemi koshientë se na pret një punë e madhe dhe rrugë e gjatë. Si çdo skuadër edhe ne kemi nisur nga zero dhe askush nuk e mendonte se do kishim të tillë arritje. Ne kemi 22 pikë, duke luajtur lojë sulmuese dhe shënuar shumë gola dhe ky është tregues shumë i mirë. Diferencat janë shumë të vogla dhe është e vështirë.

Nuk është vetëm Kukësi, është Tirana, Teuta, Partizani. Duhet të bëjmë shumë kujdes për të përgatitur çdo ndeshje mirë. Ne nuk kemi presion sepse futbolli është për t’u shijuar. Nëse nuk e shijon duhet të largohesh, unë po shijoj gjithçka në Shkodër me një skuadër që e kam formuar vetë me lojtarë të fortë dhe cilësorë.

Ju e dini, ne nuk e kemi thënë kurrë se do e mbyllim në vend të parë kampionatin. Ne jemi në një pozicion shumë të mirë, por po marrim çdo ndeshje njëra pas tjetrës. E radhës është me Skënderbeun, kemi edhe dy sfida para festave dhe duke parë vetëm ndeshjen e radhës ne bëjmë më të mirën tonë.

Ne kemi ndërtuar në gusht një skuadër të re. Kemi lojtarë shumë të mirë dhe nuk kemi nevojë për shumë ndryshime. Në fund të sezonit disa lojtarë mund të lënë klubin dhe ne mund t’i zëvendësojmë në merkato. Mund të ndërhyjmë në dy-tre pozicione, por pa bërë ndërhyrje të madhe.

Nëse e mbajmë kreun do ishim të lumtur. Vijmë nga poshtë dhe nuk e mendonim suksesin e tanishëm. Kënaqem duke punuar me këtë skuadër dhe shpresojmë ta ruajmë suksesin”, u shpreh ndër të tjera Brdariç në këtë lidhje me studion e “Pressing”.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kukesi partizani teuta thomas brdaric. tirana trajneri gjerman i shkodraneve vllaznia kukesi partizani teuta thomas brdaric. tirana trajneri gjerman i shkodraneve vllaznia

Sondazh

Poll

Sport 24 Dhjetor 2020, 16:22

FIFA e zyrtarizon, koronavirusi anulon Botërorin

ZVICER – FIFA ka dalë me një komunikatën zyrtare, të cilën njofton se për shkak të pandemisë të shkaktuar nga koronavirusi, nuk do të zhvillohen dy nga ve...