Sport

Ish-portieri golashënues, kandidat për president i Paraguajit

24 Dhjetor 2020, 19:59 Nga DOSJA

PARAGUAJI – Hoze Luis Shilavert, ish-portieri golashënues i Paraguajit, ka njoftuar kandidaturën e tij për presidencën e vendit të tij. Kjo u zbulua nga gazeta kombëtare ‘”La Nacion”.

Ish-gardiani Shilavert, me një karrierë sportive mbi 20-vjeçare, u bë i njohur në botërorin japonez më 2002, për ekzekutimet e tij të penalltive dhe goditjeve të dënimet, ku natyrisht mori edhe epitetin “portieri golashënues”. Ai ka shënuar 54 gola me klubet dhe 8 me kombëtaren e Paraguajit.

55-vjeçari Shilavert tani ka shpalosur synimet e tij për t’u bërë president i Republikës së Paraguajit. Kjo u konfirmua sot me fletushkën e nisjes së fushatës “Chila Presidente 2023”, ku shkruhej sllogani: “Krenar që jam paraguajan!”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport hoze luis shilavert ish-portieri i paraguajit shilavert kandidat per president i paraguajit hoze luis shilavert ish-portieri i paraguajit shilavert kandidat per president i paraguajit

Sondazh

Poll

Sport 24 Dhjetor 2020, 16:22

FIFA e zyrtarizon, koronavirusi anulon Botërorin

ZVICER – FIFA ka dalë me një komunikatën zyrtare, të cilën njofton se për shkak të pandemisë të shkaktuar nga koronavirusi, nuk do të zhvillohen dy nga ve...