Sport

U shkarkua si trajner i PSG, Mbappe i del në krahë Thomas Thuchel: Askush nuk do ta…

25 Dhjetor 2020, 09:58 Nga DOSJA
U shkarkua si trajner i PSG, Mbappe i del në krahë Thomas Thuchel:

FRANCË-Marrëdhënia midis futbollistit të PSG, Mbappe dhe ish-trajnerit Thomas Tuchel, siç kujtohet nga “Le Parisien”, ka njohur momente të ndjenjës së madhe dhe gjithashtu periudha të komplikuara. Trajneri gjerman u shkarkua për debatet me presidentin Nasser Al-Khelaïfi dhe me drejtorin sportiv Leonardo.

Tekniku mori komunikimin se ishte i shkarkuar kur pothuajse të gjithë lojtarët ishin larguar për pushimet e Krishtlindjes ose ishin me bagazhet e tyre në Aeroportin Le Bourget. Një nga lojtarët që ndoshta është trishtuar nga ky shkarkim është Kylian Mbappe, i cili i ka dedikuar një postim përshëndetës në rrjetet sociale, Tuchelit.

“Për fat të keq kështu është ligji i futbollit. Askush nuk do ta harrojë punën tënde këtu. Ke shkruar një kapitull të bukur të klubit. Faleminderit”, shkroi Mbappe në rrjetet sociale, për të përshëndetur trajnerin Tuchel në ditën e fundit të punës.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kylian mbappe psg thomas tuchel kylian mbappe psg thomas tuchel

Sondazh

Poll

Sport 24 Dhjetor 2020, 16:22

FIFA e zyrtarizon, koronavirusi anulon Botërorin

ZVICER – FIFA ka dalë me një komunikatën zyrtare, të cilën njofton se për shkak të pandemisë të shkaktuar nga koronavirusi, nuk do të zhvillohen dy nga ve...