Sport

Koeman tregon për atakun në zemër që i ndryshoi jetën, pa harruar Barçën dhe Mesin…

25 Dhjetor 2020, 07:27 Nga DOSJA
Koeman tregon për atakun në zemër që i ndryshoi jetën,

SPANJE – Në prag të festive të fundvitit, trajneri i katalanasve Ronald Koeman ka rrëfyer gjashtë muajt e tij të parë në krye të Barcelonës. Gjithashtu holandezi ka rrëfye për atakun në zemër, frikën që ka patur për shëndetin e tij, ndërkohë që ka shtuar, se tashmë ai ka ndryshuar edhe pikëpamjet për jetën.

“Kur gjëra të tilla ndodhin, ose kur njerëzit afër jush sëmuren, atëherë jeta ndryshon. Në rastin tim, pata një goditje të vogël (në zemër) dhe kjo të bën t’i mendosh gjërat ndryshe. Ndoshta drejtimi i Barcelonës u bë një çështje: o tani, o kurrë! Kam punuar trajner për disa vite dhe nuk dua të jem akoma trajner i futbollit në moshën 70-vjeçare. Ky ishte momenti i duhur.”

Holandezi gjithashtu ka kaluar koronavirusin, përvojë të cilën e ndau me të tjerët. “Unë vuajta vërtet, në kuptimin që isha vërtet i sëmurë. Isha shumë i lodhur dhe kisha ethe. Ishte më keq natën.”

Koeman u pyet për Lionel Mesit dhe çështjen e rotacionit. “Nëse ai është në gjendje për të luajtur, atëherë do të luajë, por natyrisht ai është më i vjetër se më parë. Eshtë një lojtar që ende dëshiron të jetë në çdo ndeshje, veçanërisht për t’i fituar ato. Leo stërvitet shumë, çdo ditë, është shumë i angazhuar. Si trajner, më pëlqen të flas me lojtarët e mi. Flas me Mesin për shumë gjëra, sepse ai është kapiten i skuadrës.”

Ansu Fati dhe Pedri janë lojtarë të cilët Koeman i vlerëson shumë për cilësitë që zotërojnë. “Është gjithmonë bukur të flasësh për të rinjtë. Ajo që kanë bërë Ansu Fati dhe Pedri në moshën 17 ose 18-vjeçare në një ekip kaq të madh si Barcelona është diçka shumë e madhe. Pedri ka ardhur nga Las Palmas shumë i ri dhe tashmë po luan kundër ekipeve si Real Madridi dhe Juventusi. Ekipi duhet ndryshuar pak e nga pak. Mund të kesh nevojë për lojtarët më të vjetër, por ata nuk do të jenë përgjithmonë dhe ju duhet të planifikoni ndryshime në kohën e duhur dhe me qetësi”.

Holandezi e ka të qartë se të Barça, përtej problematikave, kërkohet gjithjë titulli kampion. “Në një klub si Barcelona, ​​duhet të fitosh dhe mendoj se qëllimi ynë përfundimtar është të fitojmë ndeshje dhe trofe. Nuk merr asnjë çmim nëse e mbyll i katërti, duhet të jesh gjithnjë i pari. Ky është mentaliteti që duhet të ketë kjo skuadër, ne nuk mund të pranojmë asgjë më pak. Barcelona është një skuadër që duhet të fitojë, me vetëdijen që duhet të bëhen ndryshime.”

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ansu fati ataku ne zemer barcelona lionel mesi pedri ronald koeman skuadra katalane trajneri holandez i barces ansu fati ataku ne zemer barcelona lionel mesi pedri ronald koeman skuadra katalane trajneri holandez i barces

Sondazh

Poll

Sport 24 Dhjetor 2020, 16:22

FIFA e zyrtarizon, koronavirusi anulon Botërorin

ZVICER – FIFA ka dalë me një komunikatën zyrtare, të cilën njofton se për shkak të pandemisë të shkaktuar nga koronavirusi, nuk do të zhvillohen dy nga ve...