Vlorë, ekzekutohen 2 masa sigurie ‘arrest me burg’, arrestohen dhe dy të tjerë (DETAJE)
VLORË – Kanë përfunduar pas hekurave katër persona pas një hetimi 9 mujor, ndërkohë që dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin vidhnin karburant nga automjetet e parkuara në kantierin e ndërtimit të By Pass-it në Vlorë.
Sipas policisë janë ndaluar B. L., 35 vjeç, T. M., 33 vjeç dhe M. Ll., 25 vjeç, dhe A. D., 36 vjeç, banues në Vlorë. Në vijim të operacionit u shpallën në kërkim shtetasit D. S., 26 vjeç dhe H. B., 25 vjeç, banues në Vlorë.
Njoftimi i plotë: Finalizohet pas një hetimi 9-mujor, operacioni policor i koduar “By Pass”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe ndalimi i 4 personave, për të cilët Gjykata e Rrethit Vlorë kishte caktuar masat e sigurisë ”Arrest në burg”, si dhe u shpallën në kërkim 2 persona që nuk u gjendën gjatë operacionit. U ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim, për shtetasit B. L., 35 vjeç, T. M., 33 vjeç dhe M. Ll., 25 vjeç, banues në Vlorë. U ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim, për shtetasin A. D., 36 vjeç, banues në Vlorë. Në vijim të operacionit u shpallën në kërkim shtetasit D. S., 26 vjeç dhe H. B., 25 vjeç, banues në Vlorë. Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur karburant në mënyrë të vazhdueshme në mjetet e parkuara në kantierin e ndërtimit të By Pass-it në Vlorë. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
(kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Mbyti me duart e tij bashkëshorten nga xhelozia, koronavirusi i merr jetën Todi Lerës
VLORË– Todi Lera, 58-vjeçari që mbyti me duart e tij gruan prej xhelozisë ka ndërruar jetë për shkak të pandemisë së koronavirusit. Lera u infektua...
Ceremoni Krishtlindjesh në kishën e “Shna Ndout” në Laç, besimtarët luten për të kaluar këtë situatë pandemie
LAÇ– Shumë besimtarë kremtuan këtë mëngjes Krishtlindjen në kishën e ‘Shna Ndout’ në Laç.Të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë besimtarët...
Lëndë plasëse, granata, kanabis dhe para/ Josif Kavaja që terrorizoi Elbasanin ishte i përgatitur, në banesë kishte mjete
ELBASAN– Detaje të reja kanë dalë në dritë pas kapjes së 45-vjeçarit, Josif Kavaja i cili nuk iu bind efektivëve të policisë dhe RENEA-s për tu dorëzuar ...
Jo të gjithë gjetën ‘shpërblim’ poshtë pemës! Një në tre italianë nuk morën dhuratë këto Krishtlindje, shkak god
ITALI– Një në tre italianë nuk kanë marrë asnjë dhuratë këto Krishtlindje për shkak të krizës që shkaktoi pandemia e koronavirusit. Por edhe të tjerët nuk...
Prej disa ditësh nuk është kthyer në banesë, familjarët e Hasan Vatnikaj denoncojnë zhdukjen e tij, policia: 85-vjeçari
TROPOJË– Familjarët e Hasan Vatnikaj kanë denoncuar në polici humbjen e të moshuarit. Sipas familjarëve 85-vjeçari, banues në Bajram-Curri, është l...
(PAMJET) Aksident pranë ish-Kinostudios, dy makina përplasen në mes të rrugës, bllokojnë trafikun
TIRANË-Dy makina janë aksidentuar me njëra-tjetrën në afërsi të rreth-rrotullimit të TvKlan, në zonën e ish-Kinostudios.Siç shihet në fotot e siguru...
‘E ka nxitur bariu, i kishte para borxh’/ Motra e Josif Kavajës: Nuk ishte i dhunshëm me prindërit, ka pasur shen
ELBASAN– Motra e Josif Kavajës i cili kërcënoi me armë zjarri ditën e djeshme në qytetin e Elbasanit ka dhënë dëshminë e saj për mediat. Ajo është shprehu...
Kontrollet në prag të festave të fundvitit, sekuestrohen 70 pako kapsolla, procedohen dy pronarët e bizneseve
DIBËR– Dy pronarë dyqanesh janë proceduar penalisht në Peshkopi pasi tregtonin kapsolla në mënyrë ilegale. Policia sekuestroi 70 pako kapsolla.Masat ...
Dëshmia e fqinjve në Korçë për të shtënat me armë: Ishin 4 persona, hypën në makinë të bardhë
KORÇË– Banorët në qytetin e Korçës kanë dëshmuar se çfarë kanë parë gjatë të shtënave me armë zjarri që ndodhën mëngjesin e sotëm në l...