Aktualitet

25 Dhjetor 2020, 12:46 Nga DOSJA

TIRANË– Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me arrestimin e ish-gjyqtarit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, Alaudin Malaj i cili u arrestua pak minuta më parë në zonën e liqenit në kryqytet.

Raportohet se Malaj është konfliktuar me njërin nga djemtë e tij për makinën. Sherri mes babë dhe bir ka kaluar dhe në dhunë fizike. Menjëherë në vendngjarje arriti policia që bëri të mundur arrestimin e ish-gjyqtarit.

Malaj është në proces divorci me bashkëshorten e tij me të cilën ka dy djem. Duket se marrëdhëniet mes babë e bir nuk janë aq të mira pas divorcit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alaudin malaj alaudin malaj

Sondazh

Poll