Dëshmia e fqinjve në Korçë për të shtënat me armë: Ishin 4 persona, hypën në makinë të bardhë
25 Dhjetor 2020, 10:43Nga DOSJA
KORÇË– Banorët në qytetin e Korçës kanë dëshmuar se çfarë kanë parë gjatë të shtënave me armë zjarri që ndodhën mëngjesin e sotëm në lagjen numër 17.
“Nuk e pamë kush qëlloi se unë dhe gruaja jemi pleq, jetojmë këtu përballë po nuk dalim nga shtëpia”,- tha njëri prej banorëve.
Ndërsa gruaja e moshuar u shpreh: “Ishin 4 persona që po qëllonin ja mu këtu poshtë ballkonit tim. I pashë që hynin në makinë të iknin. Ishin me makinë të bardhë, të rinj në moshë, por nuk e fiksova targën. Po nuk bëhet kështu se mu tremb edhe djali që e kam të sëmurë”,- tha ajo.
Policia e Korçës thotë se e ka identifikuar autorin, por dëshmitarët thonë se nuk bëhet fjalë për një person të vetëm. Në njoftimin zyrtar thuhet se në arrati është një 19-vjeçar i cili ka qëlluar ndaj dy të tjerëve.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen numër 17 në Korçë. Kanë qënë banorët ata të cilët kanë telefonuar policinë pas krismave të dëgjuara.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ELBASAN– Josif Kavaja, 45-vjeçari që u plagos nga forcat RENEA është futur në sallën e operimit për ndërhyrjen kirurgjikale në këmbë, ku edhe ka marrë pl...
TIRANË– Festat e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri këtë vit pritet të jetë ndryshe për shkak të pandemisë së koronavirusit, teksa rrugët janë bosh. Qever...
KAPSHTICË– Pandemia e COVID-19 nuk i ka penguar shqiptarët të kthehen në vendin e tyre për të festuar me familjarët.Në 24 orët e fundit nga dje dhe ...
ELBASAN– Josif Kavaja, 45-vjeçari nga Elbasani i cili terrorizoi për 12 orë me rradhë qytetin është person me precedent të mëparshëm penale. I dyshuari, ...
BERAT– Ditën e sotme besimtarët orthodoks dhe katolik kanë mbajtur liturgji për ngjalljen e Krishtit .Në mungesë te Mitropolitit të Kaninës hirësisë së tij Igna...
KUKËS-Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme ne Kukës. Në aksident janë përfshirë tre mjete dhe të plagosur kanë mbetur 5 persona.Fatmirësisht të pl...
KORÇË- Numri i personave që kanë hyrë Shqipëri nga Greqia është rritur në Krishtlindje. Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se gjatë 24 orëve të fund...