Aktualitet

‘E ka nxitur bariu, i kishte para borxh’/ Motra e Josif Kavajës: Nuk ishte i dhunshëm me prindërit, ka pasur shen

25 Dhjetor 2020, 11:13 Nga DOSJA
‘E ka nxitur bariu, i kishte para borxh’/ Motra e Josif

ELBASAN– Motra e Josif Kavajës i cili kërcënoi me armë zjarri ditën e djeshme në qytetin e Elbasanit ka dhënë dëshminë e saj për mediat. Ajo është shprehur se i vëllai ka pasur shenja depresoni e se nuk ka përdorur asnjëherë dhunë. E motra ka treguar më tej se beson se Kavaja mund të jetë nxitur nga një bari që i kishte para borxh, të bëjë një veprim të tillë.

“Gjendja e tij pak a shumë ne nuk e dimë se si ka ndodhur ngjarja. Vëllai ka qenë në shtëpinë e vet në jetesën e tij. Nuk ka pasur probleme. Ka pasur shenja depresioni. Nuk i ka dhunuar prindërit asnjëherë. Jo nuk e dinim për armë Kemi dëgjuar një bari që shkon atje i ka marrë lekë borxh dhe ja jepte. Ai e ka nxitur”, është shprehur ajo.

Gazetari: Bariu më thanë se dilte me armë me leje dhe vëllai ka dyshuar mos e vriste?

Motra: Kështu e kemi dëgjuar edhe ne. Kemi ditë që nuk kemi folur se nuk mbante as telefon. Jetonte i vetëm në atë zonë nuk ka njerëz të tjerë.

Josif Kavaja, 45-vjeçari që qëlloi drejt policisë me kallashnikov një ditë më parë duke qëndruar për më shumë se 12 orë në arrati nuk ka pranuar të negociojë me familjarët e tij.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet josif kavaja josif kavaja qellon me arme drejt policise josif kavaja josif kavaja qellon me arme drejt policise

Sondazh

Poll