Aktualitet

Kontrollet në prag të festave të fundvitit, sekuestrohen 70 pako kapsolla, procedohen dy pronarët e bizneseve

25 Dhjetor 2020, 11:00 Nga DOSJA
Kontrollet në prag të festave të fundvitit, sekuestrohen 70 pako

DIBËR– Dy pronarë dyqanesh janë proceduar penalisht në Peshkopi pasi tregtonin kapsolla në mënyrë ilegale. Policia sekuestroi 70 pako kapsolla.

Masat e shtuara konsistojnë në rritjen e kontrollit të territorit për zbatimin e kritereve të prodhimit, magazinimit e përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarreve në prag të festave të fundvitit.

Njoftimi i policisë:

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër kanë shtuar masat për parandalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarreve dhe përdorimin civil, që rrezikojnë sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e qytetarëve.Masat e shtuara konsistojnë në rritjen e kontrollit të territorit për zbatimin e kritereve të prodhimit, magazinimit e përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarreve në prag të festave të fundvitit.Si rezultat i kontrollit në qytetin e Peshkopisë në dyqanin në pronësi të shtetasit D. H., dhe në dyqanin ne pronësi të shtetasit E. I, janë gjetur dhe sekuestruar 70 pako kapsolla të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Në përfundim të veprimeve , Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër filluan procedimin penal dhe materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sekuestrohen kapsolla sekuestrohen kapsolla

Sondazh

Poll