Aktualitet

Prej disa ditësh nuk është kthyer në banesë, familjarët e Hasan Vatnikaj denoncojnë zhdukjen e tij, policia: 85-vjeçari

24 Dhjetor 2020, 10:22 Nga DOSJA
Prej disa ditësh nuk është kthyer në banesë,

TROPOJË– Familjarët e Hasan Vatnikaj kanë denoncuar në polici humbjen e të moshuarit. Sipas familjarëve 85-vjeçari, banues në Bajram-Curri,  është larguar në datën 11 dhjetor 2020 dhe nuk është rikthyer më në banesë.

Familjarët bëjnë të ditur se i moshuari vuan nga probleme të shëndetit mendor si dhe ka vështirësi në të shikuar. Policia kërkon që kushdo që e shikon të moshuarin të telefonojë në numrin 129.

Njoftim, Komisariati i Policisë Tropojë

Më datë 11.12.2020 kanë bërë kallëzim familjarët se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më shtetasi Hasan Vatnikaj, 85 vjeç, banues në Bajram-Curri, Tropojë. Sipas deklarimeve të familjarëve shtetasi Hasan Vatnikaj vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk shikon mirë. Drejtoria Vendore e Policisë Kukës iu bën thirrje qytetarëve që nëse e konstatojnë shtetasin Hasan Vatnikaj, të telefonojnë në nr. 129.Ju faleminderit!

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hasan vatnikaj humb i moshuari ne tropoje hasan vatnikaj humb i moshuari ne tropoje

Sondazh

Poll