Aktualitet

Lëndë plasëse, granata, kanabis dhe para/ Josif Kavaja që terrorizoi Elbasanin ishte i përgatitur, në banesë kishte mjete

25 Dhjetor 2020, 12:20 Nga DOSJA
Lëndë plasëse, granata, kanabis dhe para/ Josif Kavaja që

ELBASAN– Detaje të reja kanë dalë në dritë pas kapjes së 45-vjeçarit, Josif Kavaja i cili nuk iu bind efektivëve të policisë dhe RENEA-s për tu dorëzuar pasi ishte i pajisur me armë zjarri.

Në banesën e tij janë gjetur një sasi e konsiderueshme granatash, lëndë plasëse, fishekë, kanabis dhe para, për të cilat ka pasur dijeni edhe policia, ndaj edhe është bërë më i vështirë neutralizimi i tij. Në banesë janë gjetur 30 granata, 2300 fishekë dhe një kallashnikov.

Ndërkohë që burime nga spitali i Elbasanit bëjnë me dije se ka përfunduar me sukses dhe operacioni i 45-vjeçarit, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi i është hequr plumbi që kishte në këmbë, pasi u qëllua nga forcat RENEA.

Josif Kavaja është arrestuar mëngjesin e sotëm, pas më shumë se 12 orësh në arrati në fshatin Zavalinë të Elbasanit. Pasi është mjekuar në spital, ai është dërguar në Komisariatin e Policisë për të dhënë deklaratën e tij lidhur. Sipas të afërmve, Kavaja vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe prandaj, i provokuar nga fqinjët ka qëlluar më armë ndaj tyre.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet josif kavaja josif kavaja qellon me arme drejt policise josif kavaja josif kavaja qellon me arme drejt policise

Sondazh

Poll