Sport

Vendosi bast se do të transferohej nga Tottenham te Atletico Madrid, FA fundos futbollistin anglez

24 Dhjetor 2020, 17:03 Nga DOSJA
Vendosi bast se do të transferohej nga Tottenham te Atletico Madrid, FA

SPANJË-Dhjetë javë skualifikim dhe një gjobë prej 70,000 £. Ky është dënimi i vendosur për Kieran Trippier, i cili u vu nën hetim nga Shoqata e Futbollit (FA) me akuzën se ka thyer rregulloren në lidhje me bastet për transferimin e tij nga Tottenham tek Atletico Madrid në korrik 2019. Simeone do të humbasë kështu mbrojtësin e djathtë anglez deri në fillim të marsit.

Një surprizë vërtet e keqe për Trippier dhe Atletico Madrid. Simeone do të duhet të bëjë pa të për 11 ndeshje kampionati dhe për ndeshjen e parë të raundit të 16-të të Champions League kundër Chelsea-t: ai do të jetë gati  duke filluar nga derbi me Real Madrid në 7 Mars 2021.

Mbrojtësi 30-vjeçar, që është deklaruar gjithnjë i pafajshëm e ka bashkëpunuar me FA, mund të ngushëllohet me faktin se nuk ka marrë të njëjtin dënim si bashkëkombasi i tij Daniel Sturridge, që në marsin e kaluar u pezullua për 4 muaj për të njëjtën thyerje.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport atletico madrid trippier atletico madrid trippier

Sondazh

Poll

Sport 24 Dhjetor 2020, 16:22

FIFA e zyrtarizon, koronavirusi anulon Botërorin

ZVICER – FIFA ka dalë me një komunikatën zyrtare, të cilën njofton se për shkak të pandemisë të shkaktuar nga koronavirusi, nuk do të zhvillohen dy nga ve...