Sport

“Nuk u përshtat dot”, Marotta pranon dështimin e Eriksen te Inter, një tjetër mesfushor drejt largimit

24 Dhjetor 2020, 17:25 Nga DOSJA
“Nuk u përshtat dot”, Marotta pranon dështimin e Eriksen

ITALI– Largimi i Eriksen nga Inter në merkaton e janarit nuk është më diçka e panjohur. Mesfushori danez nuk u përshtat asnjëherë me ambjentin në Milano dhe skemat e trajnerit Antonio Conte.Administratori  Giuseppe Marotta ka dhënë dritën jeshile për largimin e lojtarit.

“Mund të pranoj se Eriksen është në merkato dhe do të vlerësojmë të gjithë ofertat për të. Për fat të keq nuk ia doli të ambientohej me kampionatin dhe kërkesat e trajnerit, por kjo nuk vë aspak në dyshim aftësitë e tij të jashtëzakonshme”, u shpreh Marotta.

Danezi nuk do të jetë lojtari i vetëm që do të largohet nga Inter në merkaton e janarit, përveç Eriksen jashtë projektit është edhe mesfushori tjetër Radja Naingolan.Edhe trajneri Conte pas ndeshjes la të kuptohej se bashkë me klubin kanë vendosur të shesin danezin, për ta afruar një tjetër futbollist në mesin e fushës, ndonëse u tregua i rezervuar të përmendë emra.

“Unë nuk favorizoj asnjë prej futbollistëve, por vendimet se kush do të luajë e kush jo, i marr vetëm në të mirë të klubit. Bashkë me drejtuesit kemi bërë vlerësimet tona dhe sigurisht që në fund kemi marrë një vendim të përbashkët, të cilin ia paraqesim shoqërisë, pasi në fund është ajo që vendos. Edhe këtë herë kemi bërë vlerësimet tona në tërësi dhe presim që shoqëria të na mbështesë”, tha Conte.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport eriksen giusepe marotta inter eriksen giusepe marotta inter

Sondazh

Poll

Sport 24 Dhjetor 2020, 16:22

FIFA e zyrtarizon, koronavirusi anulon Botërorin

ZVICER – FIFA ka dalë me një komunikatën zyrtare, të cilën njofton se për shkak të pandemisë të shkaktuar nga koronavirusi, nuk do të zhvillohen dy nga ve...