Sport

Artim Shaqiri rikthehet në Superiore, ulet në stolin e Apolonisë

24 Dhjetor 2020, 14:40 Nga DOSJA
Artim Shaqiri rikthehet në Superiore, ulet në stolin e Apolonisë

FIER – Artim Shaqiri, pas aventurës nga gushti 2014 deri në prill 2015 në krye të skuadrës së Kukësit, rikthehet sërish në futbollin shqiptar. Kësaj here, ai do të jetë trajneri i ri i skuadrës të Apolonisë, duke nisur nga transferta e Ballshit në fundjavë.

Ndërsa ka ndjekur, së bashku me presidentin Kokëdhima nga tribuna ndeshjen ndaj Vllaznisë, të cilën fierakët e humbën 1-0, pas ndeshjes Artim Shaqiri ka firmosur kontratën e bashkëpunimit me drejtuesit e klubit të Apolonisë, detajet e së cilës do të mësohen në vijim.

47-vjeçari nga Struga, nëse ka pasur një karrierë të pasur si futbollist, karriera e tij si trajner është modeste. Ajo ka nisur te Shkëndija e Tetovës, për të vazhduar me Kukësin në Superiore dhe Flamurtarin e Prishtinës në Ipko Superligën e Kosovës dhe tani ai do të drejtojë Apoloninë e Fierit.

Artim Shaqiri është trajneri i katërt që do të drejtojë Apolonisë këtë sezon. Kalvari i largimit të trajnerëve nga skuadra fierake ka nisur me Artan Mërgjyshi, i cili e riktheu Apoloninë në elitë, italianin Xhovani Kolela, për t’u pasuar nga korçari Nikolin Çoçlli. Së fundi, fierakët u drejtua përkohësisht nga përgjegjësi i akademisë, Bledar Borova.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport artim shaqiri ish-trajneri i kukesit presidenti kokedhima skuadra fierake trajneri i ri i apolonise artim shaqiri ish-trajneri i kukesit presidenti kokedhima skuadra fierake trajneri i ri i apolonise

Sondazh

Poll