Sport

Gatuzo, miastenia dhe apeli për të rinjtë. Spadafora: “Fjalët e tij një shembull”

24 Dhjetor 2020, 15:05 Nga DOSJA
Gatuzo, miastenia dhe apeli për të rinjtë. Spadafora:

ITALI – Pas ndeshjes kundër Torinos mbrëmë, Rino Gatuzo zbuloi se ai po vuante nga një shpërthim i miastenisë, një sëmundje autoimmune, që e kishte prekur atë në të kaluarën.

“Unë kam vuajtur për dhjetë vjet, – tha Gattuso, – është hera e tretë që më ka ndodhur, këtë herë më rendë. Megjithatë, do të kalojë, syri do të kthehet në vendin e tij. Unë dua t’u bëj thirrje të gjithë fëmijëve që vuajnë kur shohin diçka të çuditshme dhe nuk duken bukur në pasqyrë. Jeta është e bukur dhe duhet ta përballosh pa u fshehur. Kam dëgjuar rreth e rrotull se kam vdekur, se kam një muaj jetë…  Jini të sigurt se nuk vdes, jam gjallë,“- është shprehur Gatuzo, trajneri i Napolit.

Sot, ministri i Sporteve në Itali, Vinçenzo Spadafora, në një postim në rrjetet sociale ka vlerësuar fjalët e Gatuzos: “Një shembull, sidomos për më të rinjtë që nuk duhet të dorëzohen kurrë përballë vështirësive të jetës dhe për t’i kapërcyer ato përmes sportit”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport itali ministri i sportit italian spadafora rino gatuzo semundja e gatuzos trajneri i napolit itali ministri i sportit italian spadafora rino gatuzo semundja e gatuzos trajneri i napolit

Sondazh

Poll